Rama: Buxheti 2009, me një fond social solidariteti
"Një nismë e re që do të prezantohet në buxhetin e vitit 2009 është përfshirja në një program të vetëm të fondeve sociale dhe atyre të solidaritetit. Programi do të trajtojë disbalancat në statusin shoqëror dhe social të kategorive në risk, duke rritur ndjeshmërinë e secilit për të kontribuar direkt ose indirekt në adresimin e problemeve". Përfaqësuesit e Bashkisë së Tiranës kanë vijuar dje procesin e konsultimit të buxhetit të 2009-ës në njësinë nr.3 në kryeqytet. Kryebashkiaku Edi Rama theksoi iniciativën për ngritjen e një fondi social të solidaritetit, që do të nxisë krijimin e qendrave të reja sociale, nëpërmjet rehabilitimit dhe financimit të shërbimit me të tretët. "Me fondin e komunitetit, ku të gjitha grupet apo individët do të mund të aplikojnë, duke vënë në dispozicion përkushtimin e tyre qytetar dhe nga ana tjetër me fondin social të solidaritetit, ku ne do t‘u vijmë edhe më shumë në ndihmë njerëzve në nevojë, sidomos fëmijëve, hedhim një tjetër hap të madh në funksion të një kryeqyteti, që duhet dhe do të jetë gjithnjë e më i mirë në infrastrukturë, por edhe në zemër, ku të gjithë së bashku, përveç jetës individuale dhe familjare, kemi edhe bashkëjetesën tonë shoqërore dhe demokratike. Ajo rritet në cilësi, me këto dëgjesa publike dhe ndërhyrjet në territorin e kryeqytetit, që u japin mundësi kryeqytetasve të kenë aktivitete së bashku për të ndarë kohë të çmuar, për të bërë punë të mira, apo për t‘u çlodhur pas punëve të mira", tha Rama. Ai premtoi se
gjatë vitit 2009 do të funksionojnë 8 qendra sociale: Qendra komunitare multidisiplinare për fëmijët dhe familjen, që trajton 30 raste me papërshtatshmëri sociale në ditë, në njësinë bashkiake nr.9; qendra komunitare "Të qëndrojmë së bashku", që ofron shërbime sociale ditore për personat me aftësi të kufizuar, rreth 50 fëmijë në ditë, në njësinë nr. 6; qendra komunitare ditore për moshën e tretë, me shërbime përkujdesi për rreth 50 të moshuar në ditë në njësinë nr.10; mensa sociale, që ofron një vakt falas për 100 persona të kategorive të ndryshme sociale (të moshuar, fëmijë të rrugës, persona me aftësi të kufizuar, gra me probleme sociale) në njësinë nr. 6; qendra burimore komunitare për toksiko-dipendencën dhe HIV-AIDS do të ofrojë asistencë, këshillim dhe referim për të gjithë rrjetin e shërbimeve sociale që lidhen me këtë problematikë, për këtë grup në risk, në njësinë nr. 5. Buxheti 2009 parashikon edhe rikonstruksione rrugësh e objektesh të tjera publike, si dhe një seri ndërhyrjesh në blloqet e banimit për një infrastrukturë dhe hapësira më cilësore.