Kreditë, qeveria kërkon vlerësim nga "Moody‘s"
Ndodhi për herë të parë në qershor të 2007-ës, kur Shqipëria u vlerësua me "B1 credit rating", diçka më poshtë se vendet fqinje, por qeverisë i mjaftoi për të marrë kredi tregtare 230 milionë euro nga bankat greke. Interesi i ofruar ishte tejet pozitiv, ndërsa shumat disbursoheshin brenda një kohe të shkurtër. Qeveria kërkon të njëjtën gjë. Një vlerësim të dytë nga prestigjiozja amerikane do t‘i jepte shansin Shqipërisë të krijojë bindjen ndaj institucioneve financiare ndërkombëtare se është e aftë ekonomikisht të paguajë borxhet që merr për projekte të ndryshme. Aktualisht plani për të marrë kredi 300 milionë euro në bankat e huaja jashtë vendit do të ishte i shkëlqyer nëse Ministria e Financave do të kishte një vlerësim testues për 2008-ën, në mënyrë që të arrihen interesa sa më konkurruese, por fundi i vitit erdhi e ndërsa afron 2009-a (vit elektoral), negociatat kanë nisur për shqyrtimin e një strategjie të re. Në konferencën e "The Ekonomist", ministri i Financave, Ridvan Bode, kishte rastin që përpara investitorëve të huaj të fliste për projektin e ardhshëm të "credit rating", gjë të cilën e shfrytëzoi duke thënë se po ulte borxhin, por që nga ana tjetër po shikonte të tjera rrugë më të shpejta në marrjen e kredive tregtare (pra me interesa më të larta se BB apo BERZH, por që ofrohen pa kushte).
Testi
Marrja e "B1 credit rating" nga "Moody‘s Investors Service" në qershor 2007 e radhiti Shqipërinë në listën e vendeve që kanë njohje të indeksuar të riskut të financimit në tregun ndërkombëtar të kapitaleve. "Aktualisht ne jemi duke u përgatitur për të bërë një vlerësim (rating) të dytë në muajt e ardhshëm. Kjo perspektivë, si dhe potenciali për emetimin e një Eurobond-i në kushtet e tregjeve të favorshme, do të na jepte mundësi të njiheshim si vende me akses normal ndaj tregut ndërkombëtar të kapitaleve", tha ministri i Financave. Vlerësimi i parë që i është bërë Shqipërisë e renditi atë disi poshtë vendeve fqinje, për sa i takon aspektit të aftësisë për të shlyer kreditë tregtare, por fakti që për herë të parë ne po merrnim një vlerësim nga institucionet ndërkombëtare, u konsiderua si hap i vlefshëm. Pas kredisë tregtare për Rrëshen-Kalimashin (qershor 2007), qeveria zhvilloi një tjerë ankand (nëntor), kësaj here për tregtimin e borxhit publik, duke ofruar obligacione 7-vjeçare, ku morën pjesë institucione financiare të huaja si "Deutsche Bank", etj. Gjatë muajve të fundit ka pasur një interes të lartë të institucioneve financiare ndërkombëtare ndaj planit të qeverisë për të blerë emetimet e denominuara në euro.
Borxhi
Borxhi publik i qeverisë vlerësohet në mbi 8 miliardë dollarë, i krijuar nga mbarja e kredive gjatë viteve të tranzicionit. Për ta përmirësuar këtë situatë, Ministria e Financave ka ndërhyrë disa herë në ligjin "Për menaxhimin e borxhit publik", efektet e të cilit u dukën që në fillim. Stoku i borxhit, si përqindje e PPB-së, ka një tendence rënieje. Në fund të vitit 2005, kjo përqindje ishte 57.27, ndërsa aktualisht është 54% dhe në periudhën afatmesme ministri Bode planifikon ta çojë në 50%. Strategjia e ndjekur në vitet e fundit ka sjellë një maturim të kredisë në afate më të gjata. Kështu, zgjatja e ditëve në maturim, nga 195 ditë në dhjetor 2005 në 400 ditë aktualisht (duke përfshirë portofolin e Bankës së Shqipërisë) ka ulur dukshëm riskun e rifinancimit, por edhe të interesave. Po ashtu, obligacionet, instrument financiar që përdoret për periudha mbi dy vjet e sipër, zënë aktualisht 35% në përbërjen e portofolit të borxhit të brendshëm, nga 12% që ishte në 2005-ën. Statistikat e fundit të Ministrisë së Financave flasin për një zgjerim të tregut të bonove të thesarit. Aktualisht institucionet jo-banka (individët e thjeshtë) mbajnë 9.7% të borxhit të brendshëm nga 7.8% që mbanin në fillim të vitit 2005, ndërkohë që bankat e nivelit të dytë (pa Raiffeissen) mbajnë 34% nga 25% që mbanin para tre vjetësh.
Tregu financiar
Me kalimin e viteve, tregu financiar në Shqipëri ka pësuar ndryshime rrënjësore në aspektin pozitiv. Përveç rritjes së numrit të bankave në vend, shoqërive të sigurimit, institucioneve të tjera jo-banka etj., kanë detyruar Ministrinë e Financave të rishohë për të disatën herë ligjet që rregullojnë këtë treg. Duke u ndalur sërish te menaxhimi i borxhit publik të Shqipërisë, i cili ka prekur shifra të larta (një shqiptari i bie mesatarisht të paguajë rreth 2,5 mijë dollarë për ta shlyer të gjithin), Ministria e Financave ka ndërhyrë në ristrukturimin si në ligj, ashtu dhe në Departamentin e Borxhit. Aktualisht njësitë vendore kanë gati një tjetër ligj që lidhet me huamarrjen lokale, i cili u jep mundësi atyre të marrin kredi nga bankat vendase dhe të huaja, me synim rritjen e investimeve.