Rama: Do i japim statusin ligjor te metropolit, qarkut te Tiranes
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ka vazhduar turin e tij per prezantimin e kandidateve te Tiranes, ne komunen Farke, nga ku premtoi dhenien e statusit ligjor te metropolit qarkut te Tiranes. Ai shprehur angazhimin se pas 28 qershorit qeveria e tij do t'i jape qarkut te Tiranes kete status, duke sqaruar se ky status ligjor do sjelle sherbime te integruara ne te gjithe qarkun, si dhe rritje te punesimit ne kete qark. "Do t'i japim status te ri ligjor Qarkut te Tiranes, si metropol i Shqiperise dhe duke i hapur rruge nje zhvillimi te ri, me nje ritem te ri, me nje shpejtesi te re kryeqytetit dhe te gjithe zonave te tjera, qe nga Dajti e deri ne Rrogozhine e Kavaje, qe nga Farka deri ne Vore, Ndroq e Kashar, duke u zhvilluar me nje shpejtesi te re si nje metropol i integruar, me sherbime te integruara", beri te ditur programin socialist qeverises, Edi Rama. Sipas tij, kjo do te ndodhe duke ruajtur autonomine e te gjitha njesive vendore, por duke i hapur rruge nje zhvillimi te qendrueshem rajonal. Ai premtoi se per kryeqytetin dhe per te gjithe qarkun e Tiranes do te hapet nje faqe e re ne historine e perbashket dhe kryeqyteti do te zhvillohet disa here me shpejt, ndersa Qarku do te zhvillohet disa dhjetera here me shpejt.