E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjinushi: Berisha ne panik, e sigurte humbja ne qershor

Kryetari i Partise Social Demokrate, Skender Gjinushi, ne turin e tij elektoral eshte ndalur ne Kukes dhe ne Has, ku deklaroi dje se te gjithe ne ndodhemi para nje fitore te madhe. "Ndodhemi para nje fitore te domosdoshme qe, mbi te gjitha nuk eshte fitore per te majten, por do te jete fitore per Shqiperine, sepse tek ne nuk perplasen thjesht e majta me te djathten, por perplasen dy alternativa me dallime esenciale; perplaset e mira me te keqen, e ardhmja me te shkuaren, ligji me antiligjin, anti-korrupsioni me korrupsionin", deklaroi lideri i PSD. Sipas Gjinushit, kjo tashme eshte nje qeveri ne panik, e cila ne grahmat e fundit vazhdon privatizimet e paligjshme, korruptive. "Saliu e ka te qarte qe do te humbase ne qershor, por ai do qe pushtetin politik ta zevendesoje me pushtetin e korruptuar ekonomik, duke kapur ekonomine shqiptare", theksoi gjate fjales se mbajtur kreu i PSD.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›