Withers: Imami, punëtor dhe negociator i vështirë
Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami njihej prej ambasadorit Withers si njeri punëtor dhe mbështetës i fortë i marrëdhënieve Shqipëri-SHBA. Në një telegram të gjatë, pas emërimit të Imamit në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, ish-ambasadori pohon se:” ai është një prej themeluesve të PD-së, pavarësisht se u largua nga partia dhe më pas u thirr sërish në vitin 2003. Në vitin 1999 ai kreu studimet në Georgetoën University në Uashington dhe njihet si një mbështetës i fortë i marrëdhënieve Shqipëri-Amerikë. Ai njihet si një person që punon shumë, një politikan i zhytur në mendime, paksa private dhe nganjëherë një negociator i vështirë. Ai do të duhet të mbështetet fuqimisht në këto tipare që ka për punën e tij si ministër i çështjet ushtarake për të cilat ai nuk ka njohuri. Sipas të dhënave, Imami është zemërgjerë. Ai është i njohur për përmbajtjen dhe ka një prirje pozitive në përgjithësi, por mund të bëhet i vështirë kur është nën stres. Kontakte në Ministrinë e Mbrojtjes tashmë kanë vërejtur diferenca në krahasim me ish-ministrin Oketa, sidomos në aftësinë e tij për të përcjellë autorite. Në përgjithësi, ai është shumë private dhe ka qenë i rezervuar në lidhje me jetën e tij private.