E Martë, 3 Nëntor 2026

Blushi takime me qytetarë në Babrru: Programi ynë mirëpritet kudo

TIRANË, 15 prill/ATSH/ Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi zhvilloi sot takime me qytetarë në Babrru në Tiranë ndërsa u paraqiti atyre pjesë nga programi i kësaj partie në aleancën për Shqipëri Madhështore që drejtohet nga Partia Demokratike.

Sipas Blushit, bashkimi i njerëzve të ndershëm dhe punëtorë për të shkulur të keqen nga rrënjët është madhështor dhe entuziazmi për fitoren ndihet në çdo bisedë.

“Shanset dhe mundësitë e mëdha që u jep shqiptarëve programi ynë mirëpriten kudo”, u shpreh Blushi ndërsa solli edhe foto në rrjetet sociale nga takimet me qytetarët.

Blushi renditi disa nga pikat e programit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit: minimumi jetik 200 euro, rritje të pensioneve me 20%, paga minimale 500 euro dhe rroga mesatare 1200 euro, karta e konsumatorit 450 euro, zero taksim për profesionet e lira dhe biznesin e vogël, taksat lokale nuk do kalojnë 1% të xhiros vjetore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›