E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata rrëzoi 17 ligje të qeverisë

Historiku

Gjatë këtyre viteve, qeveria “Berisha” ka nxjerrë një bilanc të hidhur për sa u përket projekteve të rrëzuara nga Gjykata Kushtetuese. Nuk janë pak, por janë rreth 17 ligje të rrëzuara nga kjo gjykatë dhe shumë të tjera të ankimuara dhe që presin ende një përgjigje përfundimtare. Ligjet e rrëzuara nga Kushtetuesja janë ligje “të reklamuara” me forcë nga qeveria, por që nuk kanë gjetur mbështetjen e opozitës dhe të grupeve të interesit. Në këtë listë përfshihet ligji “Për funksionimin e Gjyqësorit”, ligji “Për legalizimet dhe urbanizimet në zonat informale”, ligji “Për procedurat tatimore, gjobat”, ligji “Për miratimin e aktit normativ për urbanistikën”, ligji “Për miratimin e aktit normativ për prefektin”, ligji “Për Akademinë e Shkencave”, ligji “Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj” dhe së fundmi “Marrëveshja e Shqipërisë me Greqinë për kufijtë detarë”.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›