Rama: Do te garantojme punesimin Qamil Xhani
Partia Socialiste ka nisur dje hartimin e programit ne menyre te detajuar, nga 21 grupet e punes qe u ngriten ne mbledhjen e fundit te asamblese kombetare. Ne nje takim me te gjithe drejtuesit e grupeve perkatese te PS-se, Rama eshte ndalur ne menyre te vecante ne secilen prej pikave kryesore, ku do te fokusohet programi i Partise Socialiste per zgjedhjet e ardhshme. Punimi, ekonomia, drejtesia, arsimi, media dhe prona, kane qene disa nga pikat ku Rama eshte ndalur ne menyre me te vecante. Rama u shpreh se programi duhet te jete i qarte per zgjedhjet. Kreu i PS-se ka ftuar gjithe deputetet e ngarkuar me hartimin ne menyre te detajuar te programit, qe te thone fjalen e tyre dhe te marrin mendimin e eksperteve, por edhe te njerezve te thjeshte. "Une dua te degjoj dhe jo vetem te udheheq. Te bashkepunojme me njerezit. Ky eshte momenti ku une e di cfare besoj. E di pse ky vend po shkon ne tatepjete, por s'mund ta bej te mundur pa ju degjuar juve. Kjo politike ka deshtuar, po falimenton Shqiperine", tha Rama duke ju drejtuar 21 kryetareve te grupeve. "Programi eshte nje teresi qe nuk permban vetem 21 tema te vecanta, por do te kaloje edhe ne filtrat e ekspertizes sone dhe tuajen, deri sa te kaloje per miratim. Do te gjejme zgjidhje te reja per te gjitha problemet e vjetra, qe shoqeria ta ndjeje forcen e veprimit", tha Rama. Kreu i PS-se shtoi se marrja e mendimeve nga qytetaret duhet te shkoje pertej opozites zyrtare. "Politika shqiptare ka treguar me se nje here, pamundesine e saj per t'u dhene zgjidhje problemeve dhe bindja ime eshte se ne duhet te hapemi pertej vetes, pertej opozites zyrtare, duke iu kerkuar ndihme. Ne nuk pretendojme se i kemi te gjitha pergjigjet dhe per me teper te gjitha vete. Une do te degjoj qytetaret e zakonshem dhe eksperte, jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne Diaspore", tha Rama. Kreu i PS-se ka folur per programin ekonomik, duke theksuar se rritja e punesimit eshte nje element ku do te fokusohet Partia Socialiste. Ai iu referua te dhenave te INSTAT-it per procesin e censusit, duke theksuar se shqiptaret po ikin nga vendi. "Te dhenat e censusit tregojne se sa shqiptare kane lene vendin nga mungesa e punes. Ne programin tone kemi bere nje premtim ambicioz, per 300 mije vende pune", u shpreh Rama. Ai shtoi se 21 grupet e punes nuk jane automatikisht 21 ceshtje per te cilat duhet te angazhohet Partia Socialiste. Nga ana tjeter, ai ka folur dhe per taksen progresive dhe nismen e PS-se, qe nuk u miratua ne komisionet parlamentare. Rama ka theksuar se ata qe fitojne shume, do te paguajne me shume, ndersa ata qe fitojne pak, do te paguajne me pak. "Sa me i pasur, aq me shume duhet te paguash dhe sa me i varfer te jesh, aq me shume duhet te ndihmosh per nje ndarje sa me te pabarabarte", tha Rama.