E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Do u japim tapitë e tokave bujqve

 

Kryetari i Partisë Socialiste gjatë takimit me të rinjtë e qytetit të Burrelit ka ripërsëritur premtimin për dhënien e certifikatës së pronësisë të gjitha bujqve e fermerëve të cilët ende janë bujkrobër në tokat e tyre. “Këtë situatë paradoksale në bujqësi e cila frenon rritjen e zhvillimin e këtij sektori, ne do ta zhbëjmë theksoi Rama, duke u dhënë të gjithëve certifikatat e pronësisë mbi në bazë të ligjit 7501. Pavarësisht, deklaratave të Ministrisë së Bujqësisë tha Rama, bujqit e fermerët sot ende nuk kanë në duar certifikata e tokës së tyre. “Ne do ta hapim epokën e re në fshat, më 28 Qershor duke mbyllur procesin e certifikimit të pronësisë mbi tokën bujqësore mbi bazën e ligjit 7501, duke i kthyer bujqit e fermerët shqiptarë nga bujkrobër që mbijetojnë pa pronë e mbështetje nga shteti në zotër të tokës së tyre”, tha Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›