E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Duhen zgjedhje të parakohshme

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në një konferencë për shtyp duke folur për mbledhjen e Asamblesë së PS-së tha se dje u miratua qëndrimi zyrtar i PS-së për zgjedhjet i cili do të marrë formë të prerë në Kongresin e Jashtëzaknshëm të gushtit. Kreu i selisë rozë deklaroi se duhet një proces i dytë zgjedhor, për t'i dhënë legjitimitet qeverisë dhe parlamentit. "Duhen zgjedhje të parakohshme për t'i dhënë sovranitet të pakontestueshëm parlamentit, legjitimitet të pakontestueshëm qeverisë, që me këtë qeveri janë të pamundura", pohoi ai.
Rama tha se PS-ja do përdorë çdo mjet demokratik për të bërë transparencë në procesin zgjedhor.
Sipas Ramës, zgjedhjet e 28 qershorit ishin provë themelore për nivelin e demokracisë në Shqipëri dhe kusht për ecurinë e vendit drejt BE-së.
Rama theksoi se qeveria pati mundësinë të organizonte në sajë të infrastrukurës zgjedhore, zgjedhje të standardeve europiane. "Por sot ne jemi të bindur për defektet zgjedhore duke filluar nga përgatitja e infrastrukturës zgjedhore deri në fund të përfundimit të zgjedhjeve që shprehin mungesin e vullnetit për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe për të imponuar një rezultat të ndryshëm nga vullneti i shprehjes së lirë të vullnetit shqiptar", tha kryesocialsit Rama. Edi Rama bëri me dije se PS-ja ka bërë një raport për zgjedhjet që do ta vërë në dispozicion të ndërkombëtareve.
Duke folur për vendimin e Asamblesë së djeshme të PS-së, Rama tha edhe një herë se zgjedhjet e 28 qershorit janë një mundësi e humbur për vendin dhe përgjegjës për këtë është vetëm Berisha. "Ky rezultat është i papranueshëm për PS-në nga manipulimi dhe korrupsioni elektoral, para dhe pas zgjedhjeve", tha Rama. Sipas tij, qeveria ka një mandat ilegjitim.
Në Asamblenë e djeshme të Partisë Socialiste është votuar rezoluta e kryetarit te kësaj partie, Edi Rama. Përmes dokumentit të votuar dënohet procesi zgjedhor si korruptiv duke prodhuar kështu një qeveri jolegjitime.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›