E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: “Ftesa në NATO, më shumë përgjegjësi për politikën”



Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka përshëndetur marrjen e ftesës së anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Rama tha se kjo arritje është meritë e të gjithë shqiptarëve. Ai vlerësoi gjithashtu edhe rolin dhe kontributin e dhënë nga Partia Socialiste, ndërkohë që nënvizoi se ky rol do të rritet edhe në të ardhmen për të garantuar marrjen e ftesës së anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. “Më lejoni të nënvizoj vendosmërinë time dhe të PSSH-së për të vazhduar t’i japim këtë kontribut duke marrë pjesë në një proces për anëtarësimin përfundimtar të Shqipërisë në NATO”, - tha Rama. Kreu i selisë rozë tha se marrja e ftesës nënkupton rritjen e përgjegjësisë për politikën shqiptare.
“Ftesa është suksesi i qytetarëve shqiptarë, i atyre që s’janë më dhe i atyre që sot e gjithë ditën përpiqen në të gjitha fushat e jetës me këtë aspiratë unanime të anëtarësimit në NATO si dhe në BE, dhe barra e re e përgjegjësisë për politikën shqiptare. Që sot duhet më shumë se sa të festojë të mendojë seriozisht për sfidat e jashtëzakonshme që, na presin në mënyrë, që anëtarësimi përfundimtar të mos vonojë dhe shqiptareve dhe shqiptarëve të mos u humbet asnjë ditë për shkak të politikës”, - tha Rama.

4 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›