E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Tre kërkesa për zgjedhjen e Presidentit të ri

Në mbledhjen e grupit parlamentar të partisë së tij, Rama u shpreh se Presidenti i ri duhet të jetë garant i Kushtetutës.

“Për zgjedhjen e Presidentit të ri duhet të plotësohen tre kërkesa, si: Presidenti duhet t’i japë shtysë procesit të marrjes së statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian, zgjedhja e presidentit të ri të bëhet përmes një procesi politik, ndërsa zgjedhja nuk duhet të bëhet mekanikisht duke u bazuar vetëm në numra”, u shpreh Rama.

Ai shtoi se është ende herët për të folur për emrat, por për karakteristikat e kandidatit duhet folur. Rama porositi deputetët e partisë së tij, që të angazhohen maksimalisht për mbylljen në kohë të reformave. “Të mos lejojmë dhe as të mos bëhemi shkak që të mos ketë shtyrje të mëtejshme për reformën zgjedhore dhe ta mbyllim brenda gjysmës së parë të këtij muaji. Të diskutojmë me të gjitha partitë politike për reformën parlamentare, në kushtet kur Partia Demokratike i qëndron fort dy kushteve të saj që dëmtojnë opozitën”, theksoi Rama.

Kreu socialisti u shpreh se opozita duhet të përgatisë menjëherë propozimin e saj për heqjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë. “Statusi dhe vetëm statusi duhet të jetë në krye të punës sonë deri në mbylljen e këtij sesioni. Asgjë nuk duhet të na pengojë për të bërë pjesës sonë në kuadër të programit për një Rilindje Shqiptare”, vijoi. /S.Ll/Start/

                                                                                             2012-05-02 12:32
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›