Xhafaj: Kemi dërguar emrat për anëtarët e KZAZ-ve

Partia Socialiste ka hedhur poshtë pretendimet e KQZ-së për mosparaqitjen nga PS-ja të anëtarëve të KZAZ-së. Sipas sekretarit për çështjet ligjore në PS-së Fatmir Xhafaj janë dërguar të gjitha emrat për anëtarët e KZAZ-ve në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Ai gjithashtu shtoi se është e drejta e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve të bëjë konstituimin e Komisioneve zonale të administrimit të zgjedhjeve. Xhafaj gjithashtu u shpreh se KQZ-ja nuk duhet ti çojë dëm fondet e KZAZ-ve për makina dhe dieta