E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohen tre persona me dollare fals ne Tirane

Tiranë, 2 prill, 12:53, NOA – U përpoqën të këmbenin dollarë fals në një bankë, arrestohen nga policia e kryeqytetit.

Pak minuta më parë, bëjnë të ditur burimet policore për agjencinë e lajmeve NOA,  forcat e Antikrimit Ekonomik të Tiranës arrestuan në flagrancë tre persona me 2000 dollarë fals. Autorët, njëri prej të cilëve nga Shijaku e dy nga Ndroqi, po bëheshin gati të këmbenin dollarë fals në një bankë tek rruga e Kavajës.

Policia nuk bën të ditur emrat e autorëve të krimit ekonomik, por pohon se operacioni vijon me kontrolle nëpër banesa.

s.v/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›