E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot në orën 00:00, hyn në fuqi vendimi për heqjen e vizave

14-12-2010 / Gazeta 55

Mesnata e sotme është një moment krenarie dhe dinjiteti për qytetarët shqiptarë. Për herë të parë që prej krijimit të shtetit, qytetarët e këtij vendi do të kenë mundësi të udhëtojnë në secilin prej vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, pa pasur nevojën e një vize burokratike. Edhe pse u desh një kalvar i gjatë vuajtjesh 20-vjeçare, sfidash dhe përpjekjesh, betejash të egra me ziliqarët dhe lakmitarët e pushtetit të shkuar monist, kriptokrat komunist dhe kliptokratik i korruptuar, tashmë ka ardhur momenti evropian, i konfirmimit të shqiptarëve si pjesë e pandarë e Evropës së zhvilluar dhe demokratike. Sot ne mesnatë, sapo akrepat e orës të kalojnë orën 00:00, hyn në fuqi një prej vendimeve më të rëndësishme të BE-së si kontribut i çmuar ndaj shqiptarëve, shprehje e besimit dhe inkurajimit të reformave të vështira, por të domosdoshme. “Shqiptarët pa viza në BE”, është jo vetëm slogani por edhe kryefjala e çdo qytetari shqiptar, që ka mundësinë e artë të udhëtojë, shijojë dhe prekë të gjitha vendet e “Schengen”-it evropian.
Kjo arritje e jashtëzakonshme e qeverisë, shtetit dhe kombit u bë e mundur falë zotimit dhe këmbënguljes së hekur të kryeministrit të vendit Sali Berisha dhe kabinetit të tij qeverisës.
Nëse përgjigja ndaj kërkesave të Komisionit Evropian, s’do ishte korrekte dhe plan pune për ekzekutivin, Shqipëria s’do kishte fituar të drejtën e liberalizimit të vizave me vendet e bllokut më të fuqishëm evropian, 27 anëtarësh.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›