E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtori i Europol: Përgëzoj ministrin Basha për modernizimin e policisë shqiptare

14-12-2010 / Gazeta 55

Në një intervistë të posaçme, Rob Wainwright, Drejtor i Europol, përcjell përgëzimet për ministrin Lulzim Basha, për rezultatet e regjistruara në luftën kundër krimit, si një parakusht që ishte vendosur për heqjen e regjimit të vizave

Rob Wainwright, Drejtor i Europol, vlerëson lidershipin e ministrit të Brendshëm Lulzim Basha, për kontributin e tij në modernizimin e policisë dhe në bashkëpunimin e ngushtë me Europol. Duke evidentuar rezultat në luftën kundër krimit, Wainwright bën të ditur se përmbushja e tyre, ishte një kusht i realizuar nga Shqipëria, për përfitimin e liberalizmit të vizave.
Në intervistën e tij, kreu u Europol, ndalet dhe në një analizë të shkurtër të situatës në Ballkan dhe të bashkëpunimit të kësaj organizate ndërkombëtare, me ministritë e brendshme të këtij rajoni.

Ju keni shprehur shqetësimin mbi armë zjarri që vijnë nga Ballkani si kallashnikovë dhe shërbejnë për rrëmbimin e bankave në Europë. Nga vijnë këto armë?
Këto armë vijnë nga shumica e vendeve të ish-Jugosllavisë, ku ka pasur konflikte. Nuk ka një vend specifik nga i cili vijnë këto armë, por rajoni i Ballkanit është në përgjithësi përgjegjës për qarkullimin e tyre në territorin e BE-së. Duhet të them, se nuk është i vetmi problem që kemi. Ne përballemi gjithashtu edhe me qarkullimin e armëve të rënda të zjarrit nëpërmjet internetit, që vijnë nga burime jashtë Europës. Gjithsesi Europa Juglinodre mbetet një prioritet për luftimin e trafikut të armëve.

A është e vërtetë që në takimin që keni pasur me ministrat e brendshëm dhe zyrtarët e Ballkanit, keni përmendur Shqipërinë si një shembull i mirë bashkëpunimi me Europolin?
Po, është e vërtetë. Kisha kënaqësi që gjatë takimit që pata me ministrat e Ballkanit të nënvizoja punën e që është bërë midis Shqipërisë dhe Europolit për marrëveshjen që do të nënshkruajmë së shpejti mbi bashkëpunimin operacional midis Europolit dhe Shqipërisë, marrëveshje që do të transformojë marrëdhëniet e Europolit me Shqipërinë. Përgëzoj veçanërisht ministrin Basha për lidershipin e tij lidhur me modernizimin e policisë në Shqipëri dhe veçanërisht për bashkëpunimin e tij miqësor me mua dhe me organizatën time.

A ka kontribuar lufta kundër krimit për liberalizimin e vizave, pasi ishte një kusht i rëndësishëm për këtë?
Ka një ndërgjegjësim gjithnjë e më të madhe për luftën kundër krimit të organizuar në rajon dhe është e vërtet që diskutuam shumë mbi këtë.

Çfarë kërkon Europoli më shumë nga vendet e Ballkanit?
Ne i kërkojmë vendeve të rajonit që ta bëjnë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit një prioritet të vërtetë dhe të investojnë në forcimin e shtetit ligjor dhe strukturat e rendit , që ti japin instrumentet e duhura forcave të policisë për të kryer siç duhet punën e tyre dhe që të bashkëpunojnë me Europolin, agjencitë policore europiane për të ndarë informacionin dhe të bashkëvepruar forcat në luftimin e terroristëve më të rrezikshëm në rajon.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›