Përplasen me armë, vdes 53-vjeçari
Përplasja e dy grupeve rivale në qytetin e Bulqizës shkaktoi një person të vdekur mëngjesin e djeshëm.
Fadil Doda, 53 vjeç, i cili ndërhyri për të shuar grindjen, përfundoi i plagosur rëndë për të humbur jetën gjatë transportimit për në Spitalin Ushtarak.Policia e Bulqizës e cilësoi ngjarjen aksidentale, duke pohuar se dy palët u përfshinë në sherr pas bllokimit të rrugës me makina. Ndërkohë, burime jozyrtare konfirmojnë se mes protagonistëve konflikti ka qenë i hershëm për shkak të influencës në masivet e kromit që mbizotërojnë në qytet. Burime të policisë bënë të ditur se, ngjarja ndodhi rreth orës 09:00 të paradites së djeshme.
Viktima Doda po udhëtonte në makinë me të njohur të tij, Halil dhe Adem Gjika nga fshati Tërnovës, Hidajet Hoxha dhe Albert Peti. Në një moment përballë tyre kanë dalë po me makinë vëllezërit Esat dhe Bajram Tamçi, banorë të Vajkalit. Duket se konfliktet e hershme kanë ndezur dhe incidentin e djeshëm, të lindur për shkak të zënies së rrugës me makinë. Menjëherë ka nisur debati mes tyre, duke bërë që të gjithë të zbresin nga mjetet dhe të përleshen fizikisht mes tyre. Në grindje e sipër mësohet se Halil Gjika ka nxjerrë një pistoletë që mbante pa leje, duke tentuar të qëllojë në drejtim të vëllezërve Tamçi. Por, devijimi i armës gjatë përplasjes ka bërë që plumbat të qëllojnë shokun e tij, Dodën dhe të vëllanë, Agimin. I pari e ka marrë plumbin pranë zemrës dhe megjithëse u kërkua menjëherë helikopteri për ta transportuar drejt Spitalit Ushtarak, ai ndërroi jetë gjatë rrugës. Ndërsa Gjika ndodhet në spitalin e Bulqizës pa rrezik për jetën. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, e drejtuar nga drejtori i policisë së Dibrës, Ali Elezi, duke mundur të arrestojë 4 persona dhe duke zbardhur emrin e atentatorit. Esat Tamçi, Hidajet Hoxha, Albert Peti dhe Bajram Tamçi janë në pranga, sipas të cilëve personi që qëlloi është Halil Gjika, i shpallur në kërkim. Sipas të dhënave, ai ishte nisur drejt Burrelit dhe për këtë arsye janë ngritur postblloqe të shumta për të bërë prangosjen e tij. Të pyetur mbi shkaqet e ngjarjes, policia pohoi se gjithçka ka qenë aksidentale, pas zënies së rrugës me makinë, por të njohur të dy palëve tregojnë se ata prej kohësh kishin probleme për zonat me krom. Fadil Doda është vëllai i ish-drejtorit të minierës, i cili aktualisht ka marrë licencë për shfrytëzimin e masiveve të kromit në Bulqizë. Personat që ndodheshin në makinë me të kanë punuar në firmë ose janë të njohur të vjetër të familjes Doda. Një tjetër ngjarje që po hetohet si burim i grindjes së djeshme është dhuna e ushtruar ndaj një të afërmi të vëllezërve Gjika, prej atyre me mbiemër Tamçi, rreth një muaj më parë në qendër të qytetit të Bulqizës. Të gjitha këto pista po hetohen nga policia për të zbardhur shkaqet që çuan në konfliktin e armatosur. r.n/e.d