E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Klientët e qeverisë ta dinë, do ketë transparencë për grabitjet me vendim qeverie

Share

Kryetari i PS-së, Edi Rama, ka reaguar ndaj deklaratave të Berishës, se opozita po sulmon investitorët. Duke i cilësuar deklaratat e tij si sulme ndaj opozitës, Rama ka theksuar se opozita jo vetëm do të kërkojë transparencë për investimet, por do të prapësojë të gjitha aktet korruptive.

“Kryeministri përsëri sulm opozitës! Prapë i them: Po po, do bëjmë transparencë të plotë për grabitjet me vendim qeverie! Do i prapësojmë aktet korruptive!, shprehet Rama.

Sipas tij, opozita nuk është kundër investimeve, por kundër grabitjeve të pasurisë publike me vendime qeverie!

Klientet e qeverisë ta dinë: Transparencë totale! S`jemi as kundër ndërtimit të rrugëve siç thotë marrëzisht kryeministri! Jo, jemi kundër batërdisë korruptive me rrugët që prishen ende pa mbaruar puna!, tha Rama.

Ai akuzoi qeverinë se për 7 vjet janë dhënë para pafund për të ndërtuar rrugë e deri sot ska as edhe një rrugë që të jetë e standarteve europiane në projektim, realizim e qëndrueshmëri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›