E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha MASHTROI: Në referendum shkojnë vetëm amendamentet e miratuara me 2/3 e votave

Nga Erion Braçe

Berisha, një burrë i poshtër, gënjeu sot popullin. Ai ia ka marrë pushtetin popullit për partinë e tij. Ai e ka vjedhur e vrarë popullin që e talli dhe e gënjeu sot.

Ja përse: Sali Berisha u tregua sërish një burrë i poshtër, gënjeshtar i degraduar, por edhe një kamxhik barbar ndj opozitës.

Berisha tha në Kuvend se do të çoj amendamentet për imunitetin në referendum për ti votuar populli.

I gënjeu një më një shqiptarët.

Sipas Kushtetutës, referendumi qenka i pamundur.

Neni 177:

-Kuvendi mund të vendosë, me dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij, që projektamendamentet kushtetuese të votohen me referendum. Projektligji për rishikimin e Kushtetutës hyn në fuqi pas ratifikimit me referendum, i cili bëhet jo më vonë se 60 ditë nga miratimi i tij në Kuvend.

-Amendamenti kushtetues i miratuar i nënshtrohet referendumit, kur këtë e kërkon një e pesta e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

-Presidenti i Republikës nuk ka të drejtë ta kthejë për rishqyrtim ligjin e miratuar nga Kuvendi për rishikimin e Kushtetutës.

Pra, proceduralisht në referendum shkojnë vetëm amendamente të miratuar me 2/3 në Kuvend.

Kjo është fare e qartë dhe kjo e nxjerr Sali Berishën një gënjeshtar të pacipë.

Në Kuvend as që është votuar ndonjë amendament, jo më të ketë marrin kushtin kushtetues prej 2/3 të votave.

Nuk ka gjasë që Sali Berisha të mos e dijë përmbajtjen e Kushtetutës. JO! Sali Berisha po gënjen, po luan bllofin!

Nuk ka gjasë që Sali Berisha të mos e dijë përmbajtjen e Kushtetutës. JO! Sali Berisha po gënjen, luan bllofin.

Siç e kam thënë edhe herë tjetër: Çështja e imunitetit të funksionit të deputetit është çështje e pavarësisë së Kuvendit, institucionit më të lartë të Republikës.

Çdo gjë është bërë më e rëndë kur Sali Berisha i mori popullit pushtetin:

-Pushtetin ekzekutiv, pas një marrëveshje korruptive me partnerin e tij politik veshur në të kuqe.

-Pushteti legjislativ përmes të njëjtës marrëveshje të korruptuar.

-Pushteti gjyqësor përmes zgjedhjes së një presidenti partiak, tërësisht palë me Sali Berishën, por në krye të qeverisë së drejtësisë.

Kur ka ndodhur që pushteti i është marrë popullit dhe ka shkuar tek një parti, Partia Demokratike e sekretarit të parë, Sali Berisha, detyra themelore është kthimi i pushtetit tek populli.

Referendumi është një instrument. Mua më pëlqen që Berisha të përballet me popullit.

Por në kushtet e cituara nga Berisha është i pamundur. Por edhe nëse ndodh, është i pamjaftueshëm për ti kthyer pushtetin popullit duke ia marrë partisë.

Presidenti të zgjidhet nga populli- të shkojë në referendum;

Sistemi zgjedhor të afrojë popullin zgjedhës me të zgjedhurin prej tyre me votë popullore, jo emërim partie- të shkojë në referendum;

Prokurori të zgjidhet me 3/5 e Kuvendit- të shkoje në referendum;

Gjykatësit e lartë të votohen me 3/5 e Kuvendit- të shkojnë në referendum;

Imuniteti për funksionin e deputetit, gjyqtarit, prokurorit të hiqet për veprime të paligjshme jashtë funksionit e detyrës; funksionari politik, gjyqtari e prokurori nën hetim të pezullohet nga detyra deri në një vendim të gjykatës për çështjen- të shkojë në referendum;

Borxhi publik deri në nivelin 60% të GDP- të shkojë në referendum;

Mbrojtja e atdheut, mjedisit të tij nga importi i plehrave- të shkojë në referendum.

Vendimmarrja e derisotme për këto çështje thelbësore është marrë nga partia e Berishës, JO NGA POPULLI!

Atëherë PO Sali Berisha, tia kthejmë pushtetin popullit dhe tia heqim partisë tënde të korruptuar!


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›