Rama: Kutitë, ose rrëzim me forcë
Lideri i opozitës shqiptare, Edi Rama, ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj rivalit të tij politik, Kryeministrit Sali Berisha". "Lejo hapjen e kutive të votimit ose ndryshe do të përballesh me forcën e protestave të opozitës", ka qenë thelbi i fjalimit të kreut socialist mbrëmë në protestën maratonë, e organizuar para Kryeministrisë, e cila fazën e parë do ta mbyllë të dielën. Rama, i cili ka mbajtur një fjalim të gjatë të mbushur me akuza konkrete dhe mesazhe politike, deklaroi se, nëse Berisha nuk tërhiqet, atëherë opozita do të kërkojë largimin e kësaj qeverie dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. Por si do të realizohet kjo? Lideri i opozitës e ka thënë pa zbukurime:
"Shkurt dhe troç, në qoftë se kutitë do të mbahen të mbyllura, ne do të përdorim forcën për largimin e qeverisë deri në zgjedhje të parakohshme. Do të përdorim një të drejtë që nuk na e ndalon dot askush", theksoi Rama. Kreu i PS-së ka shtuar se nuk ka asnjë forcë që të qëndrojë mbi kutitë dhe të ndalojë qytetarët në të drejtën e tyre. Sipas Ramës, mitingu i mbrëmshëm është vetëm fillimi i një uragani të madh protestash, të cilat i ka ilustruar si: "protesta të pandërprera, kudo, për çdo arsye që lidhet me çdo detyrë të qeverisë, ne do të kërkojmë që qeveria të largohet. Sepse një qeveri që i mohon popullit lirinë e plotë për të zgjedhur me votën e tij, që u shkel qytetarëve të saj të drejtën e barazisë para ligjit të zgjedhjeve dhe që nuk u jep zgjedhësve lirinë e të drejtën, të shohin në dritën e diellit çfarë ka në kutitë e votave të tyre, është një qeveri që populli jo vetëm nuk ka detyrimin ta mbajë në kurriz, po çdo qytetar ka të drejtën ta luftojë për ta hequr nga kurrizi". Kryetari socialist e ka konsideruar protestën e djeshme si më të madhen të zhvilluar deri më sot në Shqipëri dhe nisjen e një zgjimi qytetar që nuk është vetëm i socialistëve, por i të gjithë atyre që i është vjedhur vota, që Rama e ilustroi me shprehjen e tij të preferuar "përtej së majtës dhe së djathtës". Rama ka thënë se kutitë e votimit janë pronë e qytetarëve dhe në asnjë mënyrë nuk përbëjnë sekret shtetëror. Nuk ka lënë pa përmendur edhe çështjen e ndikimit të komunitetit ndërkombëtar. Sipas Ramës, "miqtë e partnerët tanë europianë nuk kanë për detyrë të zgjidhin problemet tona, nuk janë këtu as për të qeverisur Shqipërinë, as për t‘i bërë opozitë qeverisë. Ata e kanë ndihmuar e do ta ndihmojnë Shqipërinë pavarësisht se kush është në pushtet dhe kush në opozitë. Por ne kurrë s‘do të kemi një Shqipëri europiane këtu, në atdheun tonë, në rrugët, shkollat, spitalet e vendit tonë, në gjykatat e në institucionet tona, në jetën e përditshme të qytetarëve shqiptarë, në qoftë se nuk e ndërtojmë vetë këtë Shqipëri që duam. Ne nuk do të kemi kurrë po ashtu zgjedhje të lira e të ndershme si një vend europian, në qoftë se nuk luftojmë vetë për lirinë e ndershmërinë e tyre. Kutitë e mbyllura të 28 qershorit i mban mbyllur Sali Berisha dhe duhet t‘i hapë Sali Berisha". Por fjalimi i djeshëm i kryesocialistit shqiptar, përveç ultimatumit politik, ka qenë një pamflet akuzash ndaj qeverisë dhe veçanërisht Kryeministrit, por edhe një qasje direkte për të kërkuar mbështetjen e shtresave të caktuara të popullsisë, ku mbrëmë kryefjala ishte për biznesmenët. Kësaj klase Rama i rezervoi një pjesë të rëndësishme të fjalimit. "Ne jemi sot në krah të biznesmenëve shqiptarë, të mëdhenj e të vegjël, në krah të të gjithë biznesmenëve që nuk janë klientë të pushtetit të familjes, të cilët vuajnë zhdukjen e çdo rregulli e parimi të konkurrencës, vuajnë arbitraritetin shpeshherë banditesk të shtetit, që i shqep me gjoba e detyrime aforfe sa herë i duhen lekë, vuajnë regjimin poshtërues të bakshishit, për të ulur barrën e gjobës dhe pa diskutim vuajnë mospërfilljen njëzetvjeçare të pushtetit që kujtohet për ta vetëm kur kërkon vota", deklaroi Rama.