Kualifikimi, Franca kundër Domenek
Turpi ishte i dukshëm dje në mediat franceze. E gjitha për fajin e atij goli që dërgon në Afrikën e Jugut nënkampionët e botës pas atij faulli të dyfishtë me dorë të Henrit, i cili në fillim feston si një fëmijë dhe më pas shkon të ngushëllojë irlandezët. Por shtypi akuzon Raimond Domenek, sepse Franca e së mërkurës nuk bind askënd. Më e ashpra ka qenë "L‘Equipe" që e titullon editorialin e saj "Profil i ulët". E përditshmja rrëfen turpin për një gol që duhej anuluar dhe pastaj sulmon pa mëshirë Domenekun, duke e konsideruar ndeshjen "katastrofike. Në eliminatore nuk kanë shfaqur asnjëherë një nivel ndërkombëtar bindës".