Afrika e Jugut, botëror "big". Sllovakia, debutuesja e vetme
Sipas statistikave, Afrika e Jugut 2010 do të jetë botërori me më shumë rivalitet i të gjitha kohërave: në aktivitet do të marrin pjesë të gjitha skuadrat që kanë fituar 19 titujt e deritanishëm. Pjesëmarrëset janë përcaktuar, por nuk munguan episodet: nga prekja me dorë e Henrisë, që kualifikoi Francën në ditën e fundit, deri te ndeshja e kthimit ndërmjet Uruguait dhe Kosta Rikës. Uruguaianët, dy herë kampionë, kthehen në Kupën e Botës pas tetë viteve mungesë, pas barazimit 1-1 në shtëpi (kishin fituar 1-0 në sfidën e parë "play-off"), ku gjyqtari u detyrua të pezullonte disa minuta ndeshjen, për shkak të një sherri të pabesueshëm ndërmjet stolit të rezervave të Kosta Rikës dhe punonjësve televizivë. Pra, sipas llogarive të thjeshta, botërori i parë që do të zhvillohet në kontinentin afrikan, pritet të jetë edhe më i vështiri në histori. Kjo do të jetë hera e nëntë, në 19 edicione, që në fazën finale të Kupës së Botës do të jenë prezente të gjitha skuadrat fituese të të paktën një trofeu. Skuadrat kampione janë shtatë (renditja, sipas kupave të fituara: Brazili, Italia, Gjermania, Uruguai, Argjentina, Anglia dhe Franca). Diçka e tillë nuk ndodhte që prej edicionit të viti 2002 në Kore dhe Japoni. Të shohësh në të njëjtin eveniment të gjitha përfaqësueset që kanë triumfuar të paktën një herë është gjithmonë e më e rrallë: në fakt, përpara evenimentit aziatik, një botëror me të gjitha fitueset e mëparshme ishte regjistruar në vitet 1950, 1954, 1962, 1966, 1970, 1986 dhe 1990. Statistika që për Italinë kampione në fuqi janë një "makth", pasi "axurrët" nuk kanë fituar asnjërin prej katër titujve botërorë në edicionet ku të gjithë fituesit janë prezentë. E kundërta ndodh me Brazilin, që në vitet e sipërpërmendura ka fituar 3 nga 5 kupat. Me Zelandën e Re dhe Australinë, që përfaqësojnë konfederatën aziatike, në Afrikën e Jugut do të luajnë skuadra nga të pestë kontinentet, ashtu si ka ndodhur vetëm në Spanjë ‘82 dhe Gjermani 2006.
Sllovakia është skuadra e vetme që do të luajë për herë të parë në botëror. Ky edicion, ku ka vetëm një debutuese, barazon rekordin negativ të vitit 1950. Me një ndryshim të vogël: në Brazil ‘50 merrnin pjesë 13 shtete, ndërsa tani në garë janë 32… Mbresëlënës është edhe krahasimi me edicionin e katër viteve më parë, ku morën pjesë plot gjashtë debutuese (Ukraina, Angola, Bregu i Fildishtë, Togo, Gana dhe Trinidad). Nga tridhjetë e dy skuadra që janë kualifikuar në Botërorin 2010, 19 prej tyre luajtën në Gjermani 2006. E lartë është edhe mesatarja e të kualifikuarave që kanë ndryshuar, plot 13 skuadra (praktikisht 41 për qind). Në klasifikimin e kombëtareve që kanë luajtur më shumë Kupa Bote kryeson Brazili me 19 paraqitje (por mund të thuhet 20, nëse llogaritet fakti që më 2014-n ata janë vendi organizator), ndërsa më pas vijnë Gjermania dhe Italia me 17, Argjentina me 15 e Meksika me 14.