"Ibra, nuk e përjashtoj rikthimin në Itali"
"Nuk e përjashtoj një rikthim në Itali. Me Zlatan nuk mund të përjashtohet asgjë". Mino Raiola, menaxheri i Zlatan Ibrahimoviç, u përgjigjet kështu pyetjeve mbi hipotezën e një rikthimi në Itali të sulmuesit suedez. Ibra ka lënë Interin gjatë verës dhe u transferua te Barcelona. "Ai është një djalë i ndershëm, ka thënë gjithmonë se do të luajë në atë klub për gjatë gjithë karrierës së tij. Ndoshta një ditë do të lodhet te Barcelona..., thotë Rajola për ‘Radio Radio‘. Nëse do të kthehet? Mes Juves dhe Interit do të ishte më i lehtë rikthimi tek Interi". Ndërkohë që vetë klubi i Barcelonës për momentin është i shqetësuar për Ibrën, i cili mundet të mungojë në ndeshjen ndaj Interit dhe Realit për probleme muskulore.