E Diel, 1 Nëntor 2026

"Ishte me dorë, por nuk jam gjyqtari"

Më shumë se goli i Galas në kohën e parë shtesë, ishte dora e Tierri Henrit ajo që i dhuroi Francës kualifikimin për në botëror. Kapiteni i Francës e ka pranuar se e ka prekur topin me dorë në aksionin që çoi te goli i barazimit të "Bleus", me pasojë eliminimin e Irlandës. "Po, ishte me dorë, por unë nuk jam gjyqtari, është justifikuar Henri. Ishin dy mbrojtës para meje, topi u përplas në dorën time, gjyqtari nuk e pa dhe unë vazhdova aksionin". Deri këtu është gjithçka normale dhe iluzioni mbetet te "fair-play", kur verifikohen faktet të këtij lloji. Henri përforcon konceptin: "Kjo nuk ndryshon asgjë për faktin se jam i lumtur që u kualifikuam".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›