E Shtunë, 31 Tetor 2026

Piersilvio Berluskoni: "ëndrra jonë? Toti"

Piersilvio Berluskoni thekson vendimin për të mos hyrë te Milani, por i shpëton një këshillë për babanë Silvio: "Kam ëndërruar gjithmonë që të kemi në skuadër një kampion si Toti. Ai është një futbollist i jashtëzakonshëm dhe adhuroj mënyrën se si luan, por si mund të rrëmbesh simbolin e një qyteti? Prandaj mendoj se kjo do të mbetet vetëm një dëshirë". Dhe shton: "Derisa im atë ka dëshirë të merret me Milanin, jam i sigurt se ai nuk ka absolutisht ndërmend ta shesë klubin". Zëvendëspresidenti i "Mediaset" është shprehur optimist për sezonin kuqezi: "Më duket se tani Leonardo po i jep formë skuadrës, u shpreh ai. Baloteli milanist? Nuk e di se çfarë ka thënë dhe prandaj nuk dëshiroj të komentoj, por sigurisht flitet për një lojtar që ka një të ardhme të rëndësishme në Itali".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›