E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Kutite u hapen, Berisha ke 2 jave afat Denis Dedej

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, theksoi dje se afati prej dy javesh qe i eshte lene zgjidhjes, ka karakter ultimativ. Deklarata e kryesocialistit u be gjate takimit te djeshem midis deputeteve socialiste, 180 mbeshtetesit qe ishin ne greve urie dhe kreret e degeve te rretheve. "Me sakrificen tuaj ne radhe te pare dhe mbeshtetjen e jashtezakonshme te popullit opozitar, qe u derdh ne protesta te paharrueshme, kutite de fakto jane hapur", deklaroi dje Rama para deputeteve dhe grevisteve socialiste. Ne vijim te fjales se tij, lideri i PS tha gjithashtu se moszgjidhja dhe vazhdimi i krizes do te kene pasoja te drejtperdrejta dhe te menjehershme, ne marredheniet e Shqiperise me Bashkimin Evropian e me cdo faktor te perfshire ne tryeze. Per te, hapja e kutive nuk duhet diskutuar me dhe zgjidhja eshte pikerisht, te mosdiskutimi me tutje i kesaj pike. "Duam zgjidhje dhe e duam brenda dy javesh. Dhe askujt nuk duhet t'i shkoje neper mend se ekziston nje zgjidhje me kuti te mbyllura apo me flete votimi te djegura", u shpreh Rama. Ai tha se jane gati te kontribuojne per ta gjetur zgjidhjen, ne te mire te Shqiperise dhe te shqiptareve, te cilet e duan dhe e meritojne transparencen e zgjedhjeve te shkuara, per te garantuar zgjedhjet e ardhshme dhe siguruar zgjidhjet per te ardhmen. Sipas tij, as ngritja nje ore e me pare e Komisionit Hetimor me shumice dhe drejtim nga opozita dhe lejimi i hetimit te plote e te pakushtezuar te zgjedhjeve, nuk duhen vonuar pertej kufirit te dy javeve. Nga ana tjeter, kreu i socialisteve tha se ashtu si edhe te tjeret, nuk ka dyshim se deri ne "dekikun" e fundit, Berisha do te mundohet t'i bishtnoje cdo zgjidhjeje te drejte te problemit, duke u munduar te vjedhe kohe dhe ta pengoje transparencen, me 101 marifete. Per te, ne kete sistem dialogu eshte instrumenti i pandashem nga cdo konflikt, sado i ashper mes paleve dhe marreveshjet e negociuara jane materializimi i rezultatit te cdo konflikti si ky qe kemi. "Konflikti nuk mund te zgjidhet as me dhune, e as me rrezimin e kundershtarit permes dhunes. Ne rast se zgjidhja perseri nuk vjen, perseri na lind e drejta dhe detyra te ecim me tutje ne rrugen e protestes, ku jemi ndalur dy jave, per te krijuar te gjitha mundesite qe zgjidhja te vije", deklaroi Edi Rama. Sipas tij, hapja e kutive dhe nxjerrja e dokumentacionit zgjedhor ne syte e publikut, do te hedhe driten e transparences mbi te gjitha Ruzhdiet e Shqiperise dhe do ta cmontoje armen qe vrau zgjedhjet ne qindra Ruzhdie. Ai tha se hapja e kutive te krimit elektoral, eshte edhe barrikada kunder rrenimit ekonomik. Per te, sot Shqiperia nuk qeveriset nga ata qe ka zgjedhur, por nga ata qe nuk e lane popullin te zgjedhe. "Kjo eshte nje beteje per te drejten e shkelur, lirite e mohuara, per Shqiperine qe meritojme pa vjedhje votash, pa grabitje pronash private e pasurish publike, pa neperkembje njerezish per shkak te bindjeve, pa plehra dhe shkaterrim te natyres kudo ku hedhim syte", vijoi lideri i socialiste. Per kreun e opozites, Shqiperia kerkon prej tyre kurajen e vullnetin per t'i dhene zgjidhje krizes. Ai solli ne vemendje takimin Strasburgut se nuk ishte nje darke qe u mbyll, por nje tryeze qe u hap, per zgjidhjen e problemit te madh, qe opozita ka shtruar tani e nente muaj. "Kush flet per deshtim ne rastin me te mire nuk ka kuptuar asgje. Ndersa ne rastin me te keq, ka kuptuar se ne kemi arritur ate qe askush, as vete ne nuk e parafytyronim qe mund te arrinim. Ngritjen e nje tryeze me pranine e te majtes dhe te djathtes te Parlamentit Evropian, me pranine e Komisionit Evropian, te Bashkimit Evropian, e madje dhe te SHBA-se", vleresoi nder te tjera, kryetari Rama. Ne fjalen e tij, lideri i selise roze falenderoi te gjithe ato njerez qe po mbeshtesin aksionin politik te PS dhe opozites.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›