E Diel, 1 Nëntor 2026

Pallati perfshihet nga flaket. Evakuohen banoret panik ne zone

Flakët e zjarrit kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme një pallat pranë fakultetit të Shkencave të Natyrës, tek Stacioni i Trenit në Tiranë.

Policia në vendin e ngjarjes, informoi se flakët kishin përfshirë fillimisht garazhin e ndërtesës, ndërsa për shkak të rrezikshmërisë së ngjarjes, forcat RENEA evakuan disa prej banorëve të godinës.

Nga përhapja e shpejtë e flakëve u dëmtuan disa automjete, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Forcat zjarrfikëse mundën të shuanin flakët ndërkohë që policia bëri me dije se shkak i zjarrit mund të jetë bërë një shkëndije elektrike.

Sakaq, nga policia bëhet me dije se janë shoqëruar disa dëshmitarë të cilët mund të japin detaje të rëndësishme për pistat e hetimit, pasi kanë qenë të pranishëm në momentin e rënies se flakëve.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›