Rama: “Marshimi i koalicionit tonë qytetar më 15 mars për të mos harruar Gërdecin”
Ftesës së PS-së u përgjigjen partitë aleate, organizatat joqeveritare dhe sindikatat. Manifestimi i heshtur qytetar do të jetë me moton “Mos harro!”
Shaban Sulçe
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka thirrur në takim krerët e partive aleate si dhe drejtuesit e organizatave joqeveritare e sindikatave për të diskutuar rreth marshimit të heshtur që do të organizojë PS-ja në datën 15 mars për të kujtuar tragjedinë e Gërdecit. PSD-ja, PDS-ja, G99, Shoqata e Ushtarakëve në Lirim, Sindikatat e Minatorëve, Komiteti Kombëtar i Veteranëve, Konfederata e Sindikatave dhe shoqata “Gërdeci” kanë dhënë mbështetjen e tyre duke iu përgjigjur thirrjes së PS-së për t’u bashkuar në këtë manifestim të madh qytetar nën moton “Mos harro!”. Siç konfirmuan pjesëmarrësit, ky manifestim qytetar do të zhvillohet pa flamuj partish, por me ngjyrat e flamurit kombëtar dhe flamurit europian.
Rama
Pas takimit, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, tha se 15 marsi është një ditë që nuk duhet harruar. Rama tha se të gjithë duhen bërë bashkë për të kujtuar viktimat e pafajshme që humbën jetën nga një tragjedi jonatyrore, ndërkohë që ai theksoi se ky marshim i heshtur do të jetë për të mbrojtur të ardhmen e këtij vendi dhe të ardhmen e shqiptarëve. “15 marsi është dita për të mos harruar. Është dita për t’u bërë të gjithë bashkë në kujtim të atyre që humbën jetën në një tragjedi jonatyrore. Në mbrojtje të së ardhmes së këtij vendi, duke mbrojtur jetën e të gjithëve dhe duke e garantuar atë përmes një cilësie të re jetese dhe bashkëjetese, qytetare e demokratike. Shqipëria e shumë plagëve të hapura, më 15 mars i kthehet një plage, e cila mund të mbyllet kur të bëhet drejtësi, kur e vërteta të zbardhet plotësisht dhe kur të gjithë përgjegjësit të marrin atë që u takon. Nga ana tjetër mund të mbyllet vetëm kur të gjitha familjet e dëmtuara të kthehen në normalitet. Kur e ardhmja e të gjithë jetimëve të jetë e siguruar. Këtë nuk mund ta bëjë askush tjetër përveç shtetit dhe nëpërmjet qeverisë së re, që ne të gjithë së bashku do të ndërtojmë me votën e 28 qershorit”, - tha kreu i Partisë Socialiste Edi Rama.
Aleatët
Pas takimit kanë folur edhe kryetarët e partive aleate të PS-së, të cilët do ta mbështesin këtë marshim të heshtur. Kryetari i Partisë Social-Demokrate, Skënder Gjinushi, tha se PSD-ja bashkohet në këtë protestë, e cila jo vetëm përkujton tragjedinë e Gërdecit, por është gjithashtu një protestë për nevojën e domosdoshme të rithimit të shpresës në këtë vend. “Gërdeci nuk ishte thjesht një fatkeqësi. Ai është një krim shtetëror i vërtetuar dhe është vendi ku plasi korrupsioni qeveritar, ku plasi trafiku qeveritar dhe papërgjegjshmëria e kësaj qeverie. Ndaj edhe PSD-ja i bashkohet kësaj proteste dhe u bën thirrje qytetarëve të jenë të gjithë së bashku për ta përkujtuar dhe për të rikthyer shpresën në të gjithë Shqipërinë”, - tha Gjinushi. Ndërkaq, kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, tha se PDS-ja i bashkohet kësaj proteste që politika shqiptare të reflektojë seriozisht dhe që populli i Gërdecit dhe i të gjithë Shqipërisë të bindet se me ardhjen e opozitës në pushtet nuk do të ketë më tragjedi si ajo e Gërdecit në historinë e shqiptarëve. Edhe kreu i G99-s u ka bërë thirrje qytetarëve të të gjithë Shqipërisë që ta mbështesin këtë protestë.
Organizatat
Në emër të shoqatës “Gërdeci” ka dhënë një prononcim përfaqësuesi i saj, Gëzim Gjoni, i cili tha se askush nuk duhet ta harrojë tragjedinë e 15 marsit 2008. “Prej kohësh kemi vendosur që data 15 mars të mbetet në kujtesën e të gjithë banorëve të asaj zone, në kujtim të atyre që kanë humbur jetën. U themi të gjithë banorëve të zonës dhe të gjithë popullit shqiptar që datën 15 mars të mos e harrojnë”, - tha ai. Ndërkohë kryetari i Shoqatës së Ushtarakëve në Lirim, Mehdi Pogaçe, tha: “Ne, si Shoqatë e Ushtarakëve në Lirim, jemi shumë të shqetësuar jo vetëm për ngjarjen dhe padrejtësinë që u bëhet njerëzve, por edhe për të gjitha ato para që kanë ikur. Ku kanë shkuar? Pasi me to mund të rrisnin pensionet e ushtarakëve në rezervë apo në pension, por edhe në të mirë të popullsisë”. Përfaqësuesi i Komitetit Kombëtar të Veteranëve, Rustem Peçi, tha se veteranët jo vetëm do të protestojnë, por i bëjnë thirrje popullit që të ngrihet në këmbë kundër qeverisë dhe pushtetarëve. Përfaqësuesi i Sindikatës së Minatorëve, Fiqiri Xibri, u bëri thirrje të gjithë minatorëve që të mbështesin protestën që përkujton Gërdecin, ndërkohë që të njëjtën thirrje bëri edhe kryetari i Konferderatës së Minatorëve, Kol Nikolla.
10 Mars 2009