Mozaiku i Tiranës çelet për publikun pas restaurimit

I vetmi site arkeologjik i kryeqytetit shqiptar eshte hapur sot per publikun pas nje restaurimi qe ka kerkuar disa muaj. Ministri i kultures Ferdinand Xhaferri dhe perfaqesues te drejtorise rajonale te monumenteve ishin te pranishem ne perurimin e nje prej monumenteve arkeologjike me te rendesishme te Tiranes. Ministri e vleresoi kthimin e ketij siti ne nje vend te vizitueshem dhe atraktiv dhe qe i sherben turizmit kulturor.
Mozaiku i Tiranës është i vetmi monument arkeologjik brenda territorit
të qytetit të Tiranës dhe si i tille mbart shume vlera, persa i perket
trashegimise se kryeqytetit. Ky mozaik i cili fillimisht u zbulua ne
1972, kishte disa vite qe nuk restaurohej. Me projektin e financuar nga
MTKRS beri qe mozaiku te restaurohej duke e rikthyer ne gjendjen pas
restaurimit te bere per here te pare ne vitin 1976. Arkeologet mendojne
se kemi të bëjmë me një qendër fshatare të shekujve të parë pas
Krishtit, që në fillim të shek. III u zëvendësua me një vilë fshatare
(vila rustika). Salla me mozaik e pajisur dhe me një absidë, ishte
ambienti kryesor i saj. Autorët mendojnë që në shek. V-VI, vila u
zëvendësua me një bazilikë paleokristiane.
Siti arkeologjik, ose me sakte kompleksi i viles fshatare romake, eshte
nje deshmi shume e rendesishme per identitetin historik te vendbanimeve
te hereshme ne kryeqytetin tone. Perceptimi ne popullin e kryeqytetit
eshte se Tirana, vendbanimet me te hereshme i ka te shekullit 13-14 te
eres sone. Ne fakt ky mozaik deshmon per hershmerine e vendbanimeve ne
kete qytet. Duke patur parasysh qe ne Tirane dhe vecanerisht prane ketij
monumenti ka rrenoja arkeologjike, DRKK Tirane do te paraqese se
shpejti nje propozim per shpalljen e zones rreth Mozaikut ne Zone
Arkeologjike A.
Mira Tuci