E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Mbledhjet e PS nuk i bejme te hapura, qe mos na perseritet KPD-ja Intervistoi: Sonila Meco

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama, ka deklaruar dje se arsyeja qe mbledhjet e forumeve te partise nuk behen te hapura, lidhet me zhvillimet qe kane ndodhur me pare ne kete parti. Ai ka sjelle ne vemendje mbledhjet e ish-Komitetit te Pergjithshem Drejtues (KPD) te PS-se, sot Asambleja Kombetare, debatet brenda se ciles, sipas Rames degjeneruan politiken. "Nese prisni qe te kete nje kthim te KPD, jo vetem qe s'do kete, por s'duhet kurre ta uroni, ajo KPD-ja e famshme eshte nje nga shkaqet e degjenerimit te politikes ne Shqiperi", tha Rama. Ne nje interviste dhene dje ne ABC News, televizion ku vinte per here te pare per interviste te drejtperdrejte, z.Rama ka folur dhe per koalicionet elektorale. Ai tha se PS do te vleresonte nje koalicion me LSI, nese kjo e fundit largohet nga koalicioni qeverises. Kryesocialisti ka folur dhe per largimin e tij nga politika. Rama ka theksuar se mund te ishte larguar nga PS, nese zgjedhjet e vitit 2009 "nuk do te ishin vjedhur". Kurse ka shtuar se nga partia do te largohet vetem si fitues. Rama ka deklaruar se eshte i gatshem te beje nje perballje televizive me kryeministrin Sali Berisha, por sipas tij, ftesave per debat per integrimin kryeministri u eshte pergjigjur negativisht. Kreu i PS ka konfirmuar se do te jete deputet ne parlamentin e ardhshem.

Ne vitin 2009 u angazhuat per zgjedhjet, ne programin e PS nuk flisni per nje standard te ri te zgjedhjeve. Pse nuk e keni?

Dua te besoj qe zgjedhjet do jene ne standarde te pranueshme europiane, pa pasur nevoje t'i organizoje PS, por duke qene te tilla vitin e ardhshem, dhe sigurisht qe demokracia ne Shqiperi eshte gjithnje e me shume nje eufomizem pasi nuk jetojme ne nje demokraci funksionale, pasi zgjedhjet nuk jane te lira dhe te ndershme, nuk kemi sistem te pavarur. Nuk kemi institucione te cilat mund te garantojne qendrueshmeri te procesi politik.

Mos perdorni alibi per ate qe mund te sjellin zgjedhjet?

Zgjedhjet e 2013 nuk jane zgjedhjet e Edi Rames, jane zgjedhjet qe do te bejne percaktim ne ate qe do te beje Shqiperia ne dekaden e ardhshme. Shqiperia duhet te zgjedhe permes nje rruge te rrenimit te metejshem apo rilindjes shqiptare. Une dua dhe shpresoj qe zgjedhjet e ardhshme te jene te tilla qe te mos komprometohen.

E kini dhene kontributi si opozite?

Zgjedhjet ne Shqiperi asnjehere nuk i ka vjedhur ligji. KQZ ka shkelur ligjit dhe duke shkelur ligjin ka bere dhe vjedhjen. Ajo qe dua te ritheksoj eshte se nese nje qeveri ta merre voten edhe kur nuk ja jep. Qe nga ai moment jo nuk ka me arsye te mendohet se cfare ti pret prej saj. Kjo gjendje shume e rende, lidhet me faktin se nuk kemi nje qeveri qe buron nga vota.

Nuk arrini te krijoni nje imazh frymezimi qe te rrezonte cdo koeficient manipulimi?

Eshte dicka fort e veshtire te krijosh frymezim ne kushtet nje deshperimi te pergjithshem ekonomik dhe social qe ka sot Shqiperia, por ne do t'ia dalim, pavaresisht se cfare do te beje kundershtari. Eshte fakt qe ne 2005, PD erdhi ne qeveri, sigurisht ne rruge legjitime, i fitoi zgjedhjet, por duke mos pasur voten popullore, pasi u nda ne dy pjese e majta. Ashtu sikunder eshte fakt 2009 tregoi se Partia Demokratike nuk qendronte ne pushtet asnje dite nese lejon qe zgjedhjet te jene te lira dhe te ndershme.

Kali i betejes se PS cili do te jete, antiberishizmi?

Ne besojme qe shqiptaret nuk kane me nevoje te degjojne me shume sesa duhet. Ne do te flasim per qeverine, kryeministrin, per te berat dhe te paberat e qeverise, por ne fund te dites shqiptaret e dine mire se kush i qeverise dhe jane te vetedijshme per kete. Ajo qe qytetaret duan te dine eshte sesi do te qeverisim ne dhe cila eshte ajo qe ben dallimin ne te gjitha aspektet, ku jane diferencat dhe garancia qe duke votuar per PS ata do te krijojne kushtet per tu qeverisur me mire. Programi yne ka nje impakt gjithmone e me te madh dhe ne i kushtojme rendesi faktit qe te kete komunikim te vazhdueshem me elektoratin dhe fale ketij komunikimi ne jo vetem flasim, por edhe degjojme.

Ka PS nje qeveri hije? A jane paqetuar shpirtrat mes brezave ne PS?

Kjo eshte tradita e Britanise se Madhe dhe Shqiperia nuk e ka. Ne nuk kemi nje qeveri hije, por nje ekip qe une jam i bindur se eshte me i miri qe ka pasur PS-ja. Nga pikepamja e mesatares se moshen kemi partine me te re ne Shqiperi, edhe pse kemi partine me madhe. Ajo qe duket si mos pajtim shpirtrash eshte mos lenia e shpirtit ne paqe ne kerkim te me se mires dhe ne kerkim te me te mires jo te gjithe konvergojne ne nje pike. Une nuk besoj se kemi probleme te kesaj natyre.

Eshte kjo PS qe kishit menduar ne 2005?

Misioni im ne krye te Partise Socialiste nuk ka mbaruar, une besoj se ka ende kohe perpara per te bere kete bilanc. Por nga ana tjeter, jam i bindur se me gjithe veshtiresite qe ndeshim rruges, PS-ja sot eshte jo larg PS-se une do te kisha dyshuar te shihja pas kaq peripecish.

Kush eshte krahu i djathte i Rames?

Ne nuk kemi krahasime te tilla dhe une nuk kam bere krahasime te tilla. Une jam mundur dhe mundohem vijimisht qe ta shoh veten si i pari mes te barabarteve. PS eshte e vetmja parti qe ka forume qe funksionoje, qe ka forume ku ndodhin gjera dhe ka forume ku merren vendime. Une nuk di te kete parti te tjera qe kane forume.

Kur pyeta per numrin dy, kam parasysh faktin qe zyrtari i SHBA Moore ju takoi ju dhe z. Blushi....

Ne dijenine time ka takuar dhe te tjere dhe ka bere shume mire qe i ka takuar, eshte puna e tij dhe jo puna jone.

PS pergatitet per zgjedhje, sa e hapur eshte PS?

PS eshte shume me e shendetshme, demokratike, sesa partia qe beri KPD-ne famekeqe dhe qe u katandis ne nje mjedis anarkik ku nuk e merrte vesh i pari te dytin dhe ku interesat te shkeputura nga interesat e publikut bene qe ne fund edhe qeverisja edhe gjithe qasja e partise te degradonte deri ne nje humbje, qe solli ne pushtet Saliun. PS sot eshte nje parti krejt normale demokratike evropiane. Nuk shoh asnje ndryshim mes PS dhe Partise Demokratike italiane.

Shume deputete jane larguar nga grupi. Ka pasur levizje? Si do te zgjidhen kandidatet per deputete?

Njerezit kane pikepamjet e tyre, por ky eshte nje proces evolutiv. Ne nuk jemi ne kushtet kur duhet te behen permbysje ne grupin parlamentar eshte i konfirmueshem dhe duke zbatuar programin e PS.

A i kini braktisur ndonjehere kauzat morale takimin me Meten dhe mbeshtetjen e z.Visha?

Ne nuk kemi braktisur asnje kauze dhe fakti qe zgjedhjet e lira dhe te ndershme jane ne rendin e dites dhe ne qasjen e Bashkimi Euopian eshte deshmi e perpjekjeve tona. Fakti qe zgjedhjet e qershorit do te jene pjese e kushteve te thena acik per statusin e kandidatit, tregon se ne nuk e kemi humbur nje kauze te drejte. Nuk kam lidhje me uljen e standardit te moralit, une me kreun e LSI-se jam takuar ne nje kontekst te caktuar dhe do e beja serish, sepse e kam takuar si kundershtar, si pjese e koalicionit qeverises. Persa i takon rastit te mbeshtetjes se z.Visha, e kemi mbeshtetur, jo se ishte avokat ne nje ceshtje.

Berisha rrezohet me strategji, apo aleance dhe me djallin?

Nuk ka asnje nevoje per te kerkuar adresen e djallit per te larguar Berishen. Berisha eshte nje i rrezuar, qe qendron ne karrige me vota te vjedhura. Dhe nese flasim per demokraci, ne demokraci qendrohet ne detyre fale mandatit qe te jep populli. Mjafton qe ne te garantojme qe zgjedhjet te kryen lirisht. Pastaj sesa dhe kush do jete ne koalicion ka rendesine, e vet, por nuk eshte ceshtja kryesore.

Po me aleatet si do te organizohet PS per zgjedhjet e ardhshme. Kane jo pak rendesi ?

Thelbi eshte se ne vitin 2009 qeveria nuk e mori mandatin, vodhi zgjedhjet. Ne jemi ne opozite dhe ne do te fitojme si opozite. Nuk ka pasur ne Shqiperi procesverbale qe kane reflektuar voten e popullit. Per zgjedhjet e vitit 2011 une mund te them, se kush gjykon mbi votat e realizuara mbi keshillat e bashkive dhe komunave, gjykon mbi rezultate te paverteta. Ato jane shume here me te abuzuara se votat e vitit 2009. Votat e kandidateve jane shume me prane kandidateve. Ne konfiguracionin e zgjedhjeve ka nje Shqiperi urbane ku, ne fitojme thelle dhe ka nje Shqiperi rurale ku fitojme me pak ose humbasim, ka nje shpjegim qe kjo Shqiperi rurale dhe e thelle ku nuk votohet, sic eshte zona e Dajcit ku varferia humbja e besimit dhe shpreses jane nje terren shume i favorshem per korrupsionin zgjedhor. Ne ato zona garantimi i lirise se zgjedhjeve, sjell te njejtin rezultat si ne zonat urbane.

Fiton e vetme PS?

PS nuk eshte e vetme. PS ka nje numer aleatesh, eshte e gatshme te vazhdoje te zgjeroje koalicion me cdo force politike, te majte te qendres, te djathta cfaredo qe jete. E vetmja gje qe kemi ne gravitet eshte programi yne. Une nuk kam asnje problem te pranoje ne koalicion partite, qe pranojne nje sistem taksimi te ndershem. Nese nje nderhyrje eshte e efektshme dhe konsiderohet si e djathte absolutisht qe ne do e bejme.

Eshte ekzistenca e LSI ne koalicion me PS nje dileme?

Nese LSI eshte ne ate koalicion, ne do ta mundim si nje pjese e koalicionit qe do te dale ne opozite. Nese LSI vendos ta braktise ne do te vleresojme mundesine per te bashkepunuar. Nese eshte ne qeveri, kjo nuk eshte dileme per ne.

Ka PS ceshtje te lena ne mes? Kam parasysh kutite, imunitetin, etj...

Ne jemi opozite, kemi detyrimin qe te ndermarrim nisma. Kemi detyrimin qe te parashtrojme ide ne forme planesh dhe platformash, asnjehere si kushte ne kuptime qe, o behen keto pese pika, o ne rame e vdiqem. Nese PS nuk merrej me zgjedhjet, per cfare duhej opozita. Ceshtjen e imuniteteve e kemi ndjekur ashtu sic e kemi pare te udhes.

Ka bere PS per integrimi aq sa duhet?

Nuk ka ne historine vendit, qe nga shtatori i vitit te kaluar deri ne shtatorin e ketij viti, nje force politike qe gjate 22 viteve te kete bere aq shume sa PS per integrimin.

Thate se do benit cmos per te marre statusin?

E kam bere "cmosin" dhe nuk jam penduar per menyren sesi e kam bere. Shqiptaret e dine shume mire se disa vende anetare nuk e shohin dhenien e statusin vetem tek keto tre ligje. Fierin e mban peng kryeministri, opozita eshte peng ne Fier, ne jemi pengu. Ne ja kemi dale qe ceshtjen e Shqiperise ta vendosim ne qender debatit.

Perse PS nuk i ben me mbledhjet te hapura?

Nese prisni qe te kete nje kthim te KPD, jo vetem qe s'do kete, por s'duhet kurre ta uroni, ajo KPD-ja e famshme eshte nje nga shkaqet e degjenerimit te politikes ne Shqiperi.

A eshte e ekzagjeruar 300 mije vende pune?

Nuk eshte e ekzagjeruar, sepse ne kur flasim per 300 mije vende pune kemi parasysh sektorin e fshatit, i zhvillimit rural ku ka nje potencial shume me te madh.

E shihni ketu kete pjese punesimi?

Sigurisht. Sot jemi ne momentin kur zyrtarisht, jane humbur 45 mije vende pune, zyrtarisht nga 160 mije te premtuar nga kjo qeveri.

Do te pranoni debat me kryeministrin Sali Berisha gjate fushates elektorale?

E kam ftuar kryeministrin ne debat per integrimin. Jam i gatshem te bej debat ne cdo dite te javes, qe deshiron ne cdo studio qe ai vjen, ku te doje dhe te perballet per cdo gje. Por dua te shtoj se nuk ekziston ne boten demokratike nje kryeminister, qe ne prag te nje momenti te rendesishem sic eshte ai i marrjes se statusit dhe qe kreu i opozites i thote tre here te ulet ne tavoline dhe te thote se ulem ne tavoline, por me nje kusht qe te mos permendet fjala Fier.

Eshte e pashmangshme kjo pyetje. Cfare do te ndodhe me Edi Ramen nese nuk fiton?

Nese une nuk do te kisha fituar sipas shqiptareve ne zgjedhjet e viti 2009, une do te kisha dhene doreheqjen. Por fakti qe zgjedhjet u vodhen e beri jo te pamundur, por te detyrueshme, qe une te vazhdoja betejen si kryetar i PS.

Po flas per ne qershor z. Rama.

Qe do te thote se une kam te njejtin vullnet, qe nese populli vendos qe PS dhe programi i saj eshte forca e duhur, qe u duhet shqiptareve, une do te jem Kryeminister i ketij vendi dhe jam i bindur se keshtu do te vendose populli shqiptar dhe jam po aq i bindur se pavaresish sesa perpjekje do te beje qeveria dhe Saliu per te bere te njejten gje si ne 2009, nuk do t'ia dale. E ne rast se me pyesni se kur do te largohem nga drejtimi i PS-se une mund te them se nga kreu i PS-se do te largohem si fitimtar. Nuk do jete nevoja te humbas zgjedhjet.

Ish presidenti amerikan Regan ka thene se politikane qe humbasin zgjedhjet behen autor bestelleresh te mire. Ne panairin e ardhshem te librit do ta vizitoni si kryeminister apo si autor firmosesh autografesh?

Mund ta vizitoj dhe si kryeminister dhe te firmos autografe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›