Rama: “Më 30 prill, protesta paqësore e forcës së arsyes”
Kreu i PS-së: “Borxhi ka arritur shifra dy herë më shumë sesa totali i të ardhurave të qeverisë”
Protesta e madhe e 30 prillit nuk pritet të jetë një protestë e dhunshme, por paqësore.
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, deklaroi dje në një komunikim me median se protesta e madhe e opozitës nuk duhet parë si akt force, por forca e arsyes e vendosur përballë një pushteti që funksionon mbi arsyet e forcës. Lista me 367 të burgosurit e amnistuar nga presidenti Bamir Topi do të verifikohet nga socialistët, të cilët akuzojnë se më 28 qershor të burgosurit u përdorën për të manipuluar votat. "Nuk mund t’i përgjigjemi me improvizim apo me një reagim të menjëhershëm, por do t’i përgjigjemi pasi të kemi bërë një analizë të të dhënave të kësaj liste", - tha Rama.
Rama
Duke deklaruar se opozita nuk do t’u ndahet protestave për transparencën e zgjedhjeve dhe krizën ekonomike që sipas Ramës ka pllakosur vendin, sipas kreut të PS-së, askush nuk mund të përfytyrojë një përplasje të dhunshme, pasi 30 prilli do të jetë data kur protestat do të përshkallëzohen. “Askush të mos përfytyrojë përplasje të dhunshme, pasi beteja jonë nuk do të jetë një akt force; ndaj mos përfytyroni përplasje të dhunshme”, - u shpreh Rama.
Kryesocialisti u fokusua edhe në aspektet politike dhe ekonomike në vend, ku rivlerësoi dhe njëherë se vendi po varfërohet nga keqqeverisja. Në vlerësimin e tij, edhe raportet e fundit, mes të cilave ai i FRIDA-s, konstatoi se zgjedhjet në Shqipëri vazhdojnë të jenë me probleme dhe demokracia është e brishtë. “Bazuar edhe në këtë vlerësim kompetent ajo çka kemi thënë është e bazuar mbi të vërtetën dhe mbetet alarmante. Problemet që e rendisin Shqipërinë kaq keq në këtë klasifikim kanë të bëjnë me borxhin tejet të lartë publik”, u shpreh Rama. Duke marrë shkas nga raporti i lartpërmendur dhe thirrjeve të vazhduara të opozitës, kreu i selisë rozë tha se shteti i së drejtës praktikisht është nënshtruar, pavarësia e sistemit gjyqësor është e kërcënuar nga Ekzekutivi. Sipas tij, arsyet e gjendjes alarmante në të cilët noton pushteti gjyqësor kanë të bëjnë me politizimin e korrupsionin e përhapur, me mungesën e burimeve njerëzore, me vënien nën thundrën e Ekzekutivit dhe mungesën e standardeve të qarta në lidhje me pavarësinë. Rama u është referuar rasteve të pushtetarëve, të cilët nuk janë ndëshkuar për përfshirjen e tyre në afera korruptive për shkak të mbajtjes së petkut të pushtetit.
“Hetimi dhe gjykimi i korrupsionit në zyrtarët e lartë përbën një sfidë. Mosgjykimi i rasteve të ministrave nga organet e Drejtësisë, bazuar në procedura të dyshimta, ka përkeqësuar perceptimin e opinionit lidhur me korrupsionin, duke promovuar një kulturë mosndëshkueshmërie. Pra, bëhu me pushtetin, se nuk ndëshkohesh. Bëj atë që bëjnë të gjithë ata që janë me pushtetin, duke filluar nga i pari i punës, se nuk ka problem”, - u shpreh Rama. Më tej Rama është ndalur te procesi i zgjedhjeve. Sipas tij dhe raportit që ai citon, Shqipëria paraqitet larg mesatareve të vendeve të rajonit përsa i përket përmbushjes së standardeve zgjedhore. “Korrupsioni dhe krimi i organizuar në Shqipëri përbëjnë një kërcënim të madh dhe serioz për funksionimin e institucioneve demokratike”, - citon Rama.
Kriza ekonomike
Përsa i përket krizës ekonomike që socialistët e kanë shprehur çdo ditë, Rama tha se borxhi ka arritur shifra të patolerueshme dhe është dy herë më i madh se totali i të ardhurave që mbledh qeveria. “Futja e mëtejshme në borxhe për të larë borxhet është një spirale që thellon gropën që nuk ka shanse të ndryshojë nëse nuk ndryshon skema e modelit ekonomik, çka është arsyeja e një prag-falimentimi të ekonomisë”, - u shpreh Rama, duke shtuar: “Përfytyrojeni një familje që ka një borxh dy herë më të madh se totali i të ardhurave që arrin të fitojë. Që do të thotë se futja e mëtejshme në borxhe për të larë borxhet është një spirale që shkon duke u thelluar, një gropë që nuk ka shanse të mbyllet në rast se nuk ndryshon skema e modelit ekonomik, që është në fakt arsyeja e këtij prag-falimentimi të ekonomisë”. Duke iu referuar raportit të FRIDA-s, kryesocialisti tha se Shqipëria është renditur në të njëjtin nivel ekonomik me Kamboxhian, Sri Lankën, Ugandën, Senegalin, Mozambikun dhe me radhë. “Në këtë aspekt dëshiroj të theksoj se bazuar edhe në këtë vlerësim kompetent, çka kemi thënë jo vetëm rezulton të jetë e bazuar mbi të vërtetën, por mbetet alarmante. Sepse problemet që e rendisin Shqipërinë kaq keq në këtë klasifikim, kanë të bëjnë me borxhin tepër të lartë e shkallën e ulët të mirëqenies ekonomike”, - tha Rama.
Bushati: “Ambasadorja shqiptare në BE është vënë në shërbim të pushtetit”
Deputeti i Partisë Socialiste, Ditmir Bushati, reagoi dje duke u shprehur se Diplomacia shqiptare është vënë në shërbim të pushtetit dhe jo të vendit. “Sjellja dhe deklarimet e ambasadores së Shqipërisë në Bashkimin Europian, Mimoza Halimi, gjatë seancës dëgjimore për Shqipërinë në Parlamentin Europian, në sinkron me refrenin e partiak të Sali Berishës kundër opozitës shqiptare, është thjesht e pafalshme dhe në shkelje të plotë të etikës profesionale”, - u shpreh Bushati. Deklarimet e saja, deputeti Bushati i ka cilësuar cinike dhe të pavërteta në përgjigje të shqetësimit të eurodeputetëve për përkeqësimin e lirisë së medias në vend janë të papranueshme dhe nuk përputhen me detyrën e saj në shërbim të kombit dhe jo partisë në pushtet.
24 Prill 2010