E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Me 8 maj ne votime, si ne nje demonstrate Qamil Xhani

Kryetari socialist Rama nuk ka munguar te shprehet se vota eshte politike, nderkohe qe ka bere thirrje qe dita e tete majit, te jete nje dite demonstrate. "Vota e 8 majit eshte vote politike pasi eshte per te ndryshuar politiken kombetare te vendit, mbi pasurine e ketij vendi dhe gjithcka qe duhet te bejme ne kete vend te bekuar qe Zotit i ka falur cdo gje por politika e mbrapshte e Saliut ka bere qe te perballet perdite me veshtiresi . 8 maji eshte dita qe te gjithe bashke te shkojme si demonstrate popullore per te ndryshuar jeten tone dhe te cdo qytetari qe ne Shqiperi duhet te ndihet i lire pavaresisht nga vjen dhe per ke voton. 8 maji eshte dita per ti thene kurre me pushtetit dhe per te marre fuqine magjike ku secili nga banoret e vendit nga qyteti dhe fshati me i larget te ndeshkoje qeverine qe nuk i sherben denjesisht", ka deklaruar Rama. Nderkohe qe ne takimet elektorale te dites se djeshme kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka kerkuar nga qytetaret qe te marrin para ne zgjedhje, nese keto u ofrohen nga partite politike. Ne takimet e zhvilluara ne Gjirokaster, Sarande, Permet, Tepelene e Bulqize, Rama ka theksuar se qytetaret kane te drejte t'i marrin ato para pasi jane te tyret. "Me leket qe u ofrojne per voten mund te shtyni nje muaj. Dhe une e di shume mire, qe nje muaj nuk eshte pak ne jeten plot sakrifica te nje familjeje bulqizake, por nuk shitet e ardhmja per nje muaj. Leket merrini, madje kerkohuni me shume, sepse ato jane tuajat, por ne 8 maj numerojani voten ne lule te ballit per cdo padrejtesi qe u eshte bere", tha dje Rama. I njejti mesazh eshte perseritur nga kreu i PS-se ne fund te te gjitha takimeve elektorale. Ne takimin e zhvilluar pasditen e djeshme ne Gjirokaster, Rama u shpreh se kandidati i PS-se, Flamur Bime eshte personaliteti me i mire qe opozita nxjerr per drejtimin e ketij qyteti. Ai u shpreh se eshte e pafalshme qe Gjirokastra lihet ne meshire te fatit nga ana e qeverise, kur ka nje potencial te trashegimise kulturore te pakrahasueshem. "Sot eshte dita te themi qeveria eshte deshmi e disfates per Gjirokastren qe eshte nje xhevahir, por edhe deshmi e braktisjes dhe injorances se shtetit ne raport me Gjirokastren ku qeveria ne cdo vend tjeter te Ballkanit apo te Evropes do te kishte dhene mbeshtetje financiare per te shkelqyer dhe per te pasuruar mireqenien e vazhdueshme. Cila qeveri ne boten e zhvilluar do te qendronte indiferente duke pare qe te rrenohen ashtu sic rrenohen cdo dite banesat e ketij qyteti qe une ju premtoj se do i kthej gjithe shkelqimin e humbur", tha Rama. Ai ka theksuar se ne tete maj gjirokastritet duhet te votojne per te shpetuar qytetin e tyre dhe per te pasur nje mireqenie me te mire ekonomike dhe nje jete me te mire. "Gjirokastra, Berati, Kruja dhe vende te tjera qe vijne nga e shkuara si amanet i te pareve tane jane shembelltyra e deshtimin te pushtetit dhe premtimi jone per te ardhmen. Te gjithe banoret qe jane te zhgenjyer apo jo duhet te behen bashke per t'i kthyer shkelqimin Gjirokastres duke e denuar me vote vizionin obskurantist te Saliut", tha Rama. Ne takimin e Gjirokastres dhe te Sarandes, kreu i PS-se shoqerohej dhe nga kryetari i PBDNJ-se, Vangjel Dule. "Ne nderkohe jam shume krenar dhe i lumtur qe pjese e kesaj "Aleances per te Ardhmen" ketu ne Gjirokaster, por edhe ne te gjithe Shqiperine, eshte edhe nje mik dhe nje bashkepunetor i ndershem e duararte, sic eshte Vangjel Dule. Dua ta pershendes dhe t'i shpreh te gjithe respektin tone per gjithe bashkepunimin e deri ketushme e njekohesisht edhe bindjen time te thelle se se bashku me Vangjelin, se bashku me te gjithe qytetaret e thjeshte te Gjirokastres dhe te gjithe qarkut te Gjirokastres, ne ne 8 maj do te arrijme jo nje fitore aritmetike, por nje fitore qe do t'i hape rruge nje zhvillimi te ri", tha Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›