E Diel, 1 Nëntor 2026

Të zëntë ndryshku i fjalëve!

Sa here rrallë, por edhe aq sa paraqitën kaq shpesh në media, përfaqësuesit e klasës politike të Kosovës, nuk do të kesh rast t’i dëgjosh të thonë ndonjë shllagvord të ri. Thua ti asgjë e re nuk ndodhë. Ndryshon radhitja e fjalëve, por ato nuk eskivojnë asnjëherë nga periudhat (rëndom të shkurta, komunikuese, e jo analizuese të situatave të përditshme në vend). Të njëjtat fjalë… fjalë, fjalë fjalë! Ndryshojnë situatat politike (dhe të tjera), por ja se fjalët e klasës politike nuk ndryshojnë dot. Ata që lexojnë gazeta mund t’i kenë mësuar përmenç fjalët e tyre, se tashmë edhe të tjerët që u janë bërë mbrojtje në prapavijë, flasin si ata, hiç më ndryshe. Por si është e mundur tu ketë zënë ndryshku i fjalëve, dhe ata ta lëvizin gojën, pra jo flasin, por lëvizin gojën, buzët, gjestikulacionet, habitoret në rrudhat dhe kërcënimet në mërroljet e tyre ndaj rivalëve. Editoriali ynë shumë shpesh ka elaboruar çështjen e status quos në Kosovë, por edhe kaq shumë shpesh që është analizuar ky fenomen (status quoja), megjithatë është shumë pak, shumë pak i qasemi kësaj teme, të tjerët gati hiç. Këtu pra, në situatën e pandryshueshme (status quo) që po vazhdon menjëherë që nga shpallja e pavarësisë e deri sot e gjithë ditën, na imponohet edhe mllaqitja e të njëjtave fjalë (qëndrime) të klasës politike të Kosovës. Këto qëndrime i kemi pasur pas pavarësisë. Kur u pa se ajo po shkelet, deri kur do të heshtim, e të mos flasim kundër atyre që po e shkelin sovranitetin e Kosovës. Port ë flasim siç flitet, të emërojmë fajtorët, t’i identifikojmë, e jo t’i përgjithësojmë pa i emëruar. Po t’i ndryshonim fjalët rastësisht, natyrshëm do të ndryshonte edhe situata (do të prishej status quo-ja). Kur nuk ndodhë asgjë, nuk ke çka thua të re! Por asgjë nuk po ndodhë në sipërfaqe, në skenën publike politike (hiç të palarat tona për probleme rivialitetesh partiake dhe mediale). Sipërmarrja e fundit e Eulex-it, dëshmoi se, përkundër që asgjë nuk shihet se ndodhë në skenën e hapur politike, as kulisave të kësaj skene, jo që ndodhë, por ndodhin veprime të cilat mund të jenë fatale për ne që kemi mbetur t’i përsërisim vetëm fjalët e ditëtve të shpalljes së pavarësisë, kështu të pajtohemi me status quo-n që na shkel sovranitetin. Në popull ekziston një urtësi (për këtë rast sofiste) që thotë se i urti nuk flet. Por është i urtë filozofi, kryeplaku, orakulli, profeti, magjistari, por jo politikani. Përkundrazi politikanët duhet të flasin, madje (në botë) ata flasin edhe kur nuk kanë çka të thotë. Mos po del se ajo “urtësia politike” me të cilën ndërkombëtarët e kanë karakterizuar klasën politike të Kosovës, qenka urtësi e vërtetë, dhe të heshturit domethënës, ose të folurit të fjalëve të thëna, është ndonjë strategji diplomatike, ose mbajtje në “zap” e qytetarëve të lodhur nga maratona politike e BE-së, nga dërdelitja e burokratëve të BE-së të cilëve u konvenon të qëndrojnë në Kosovë edhe 100 vjet, sepse as në parajsë nuk do të kishin kaq privilegje që kanë këtu në Kosovë, ku edhe zyrtarisht nuk i përgjigjen ligjit? Kur paraqitën probleme “të rastit” ato spektakularizohen vetëm “ditën e lajmit” dhe “lajmin” nuk e merr kush më serioz se zëdhënësit e partive dhe institucioneve zyrtare, të cilët ose e “mohojnë” ose e “pranojnë” si të tillë, por që nesër, harrohet “lajmi ndodhje”. Fillojmë me fjalë të vjetra, aty këtu nëpër intervista, nuk i shkoqim dot fjalët për kamera, për zgjedhjet lokale, për kandidatët, për Kosovën e Re, e kështu me radhë, të mos i përmendim, që të mos përsëritemi edhe ne si ata. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›