Xhufi kundër Xhufit
Dritan Ylli
Një muaj e gjysmë më vonë nga dita kur u mor vendimi në parim për krijimin e koalicionit qeverisës PD-LSI, dhe një javë para kongresit të PS që mblidhet në një moment thellësisht krize të ardhur nga humbja e Ramës, Pëllumb Xhufi nxitoi të prishte rehatinë e të shtunës së nxehtë, për të deklaruar një qëndrim ndryshe në thelb nga ai i mëparshmi. Jam ndjerë vërtet i habitur (disa herë më ka ndodhur kjo ndjesi, teksa shikoja gjatë këtyre viteve prof. Xhufin të sillej politikisht me dy standarde, ku pleksej angazhimi i mangët dhe shpesh i pandjeshëm politik i tij për LSI, me këmbënguljen për përfitime maksimale që kërkonte dhe që realisht ka marrë nga kjo forcë politike) nga disa telefonata që mora herët në mëngjesin e së shtunës. Disa gazetarë të çuditur dhe ato, më pyesnin se përse njoftimet për një konferencë shtypi që do të jepte Xhufi në orën 10:00 ishin bërë nga selia e PS, dhe jo nga zyra e shtypit e LSI, siç ka ndodhur gjithnjë këto vite. Dhe pyetja pasohej, se pse konferenca do të jepej në një hotel të kryeqytetit dhe jo në selinë e LSI, si më parë. Fillimisht mendova se mos ishte ndonjë shaka, se Xhufi në përgjithësi i urrente konferencat e shtypit të shtunave...
Madje, ka qenë një siklet i madh për mua si drejtues i Zyrës së Shtypit dhe Medias në LSI, kur për hir të marrëdhënieve të shkëlqyera që ka pasur sistematikisht LSI me median dhe opinionin publik, kërkohej nga gazetarët që të dilte Xhufi në konferencë shtypi në përputhje me problematikat e momentit, në cilësinë e nënkryetarit apo drejtuesit të grupit parlamentar. Gjithnjë kam ndeshur në një kundërshtim absurd për një drejtues të lartë partiak, të tipit “po ç’e do këtë konferencë ditë të shtunë, se unë jam dhe jashtë Tirane. Po le ta shtyjmë më mirë për të hënën, se nuk na dëgjon njeri sot”. Kjo tendencë e shtyrjes tek ai, në fakt ka qenë edhe në ditët e tjera, përveç të shtunës, duke riskuar që problematika e caktuar të dilte jashtë vëmendjes së opinionit publik dhe LSI të mos e kapte momentin politik për të thënë fjalën e saj...
Ndaj dhe u befasova mëngjesin e së shtunës së pardjeshme, nga telefonatat e gazetarëve. Dhe më shumë m’u shtua habia kur pashë Xhufin më pas përpara mediave bashkë dhe me tre-katër themelues të LSI (të vetëlarguar prej kohësh prej saj, sepse nuk pranuan as të kandidonin për LSI, të keqmësuar në fakt me mandate qyl) që kërkonin të rishikohej vendimi i miratuar me shumicë absolute nga të gjithë forumet drejtuese të LSI dhe nga Konventa Kombëtare, për koalicionin qeverisës.
Por, qëllimi i 5 deklaruesve doli i qartë dje, nga mënyra sesi e kishin trajtuar mediat në shërbim të Kryetarit të Bashkisë, z.Rama, deklaratën e tyre duke i dhënë hapësirë kryesore, ndërkohë që janë prej vitesh censuruese të vazhdueshme ndaj LSI. Mediat nën ndikimin e kryebashkiakut e paraqitën bujshëm deklaratën e ”të pestëve”, njëlloj si në rastet e blerjes gjatë fushatës zgjedhore, nga falangat operative të Ramës, të ndonjë Kryetari Bashkie, siç ishte ai i Lushnjës, Sanxhaku apo dhe të ndonjë tjetri, që me pagesën më të parë vihej në shërbim të operacionit anti-LSI.
Duke e paraqitur si një përçarje të LSI, mediat e porositura nga Rama, tentojnë të shmangnin vëmendjen e opinionit publik nga kriza e madhe që po kalon PS dhe Rama, duke synuar të krijojnë një fokus artificial gjoja krize tek LSI. Xhufi dhe ato që e shoqëronin në të dy krahët, po i shërbejnë me zell këtij synimi të sponsorizuar nga Edi Rama dhe pushteti i tij financiar.
Në deklaratën e tyre, ata i bënin apel lidershipit të LSI dhe forumeve të saj që të rishikonin vendimin e koalicionit bashkëqeverisës me PD. Po cilave forume i drejtohen ata? Të gjithë strukturat drejtuese të LSI, që nga qendra dhe në të gjithë vendin e kanë mirëpritur dhe miratuar në shumicë absolute vendimin për bashkëqeverisje. Forumet drejtuese të LSI kanë mandatuar kryetarin e saj, z.Meta, që të zhvillojë negociata me kryetarin e PD-së. Xhufi dhe Klosi ishin të pranishëm në Konventën Kombëtare, se tre të tjerët, as nuk morën pjesë fare në të, sepse prej kohësh e kanë braktisur LSI dhe forumet e saj. Ata ishin të pranishëm kur u miratua në Konventë me shumicë absolute vendimi që LSI të hynte në koalicion me PD për të formuar qeverinë e re, që është pagëzuar “qeveria e integrimit”. Anëtarët e Konventës i dëgjuan me vëmendje mendimet e tyre, edhe pse Klosi abuzoi me këtë respekt, duke i ofenduar me fjalë të ulëta për kategorinë e një profesori. Madje, kur lideri i LSI i kërkoi Xhufit dhe Klosit mendimin se çfarë rruge duhej të ndiqte LSI, i dyti nuk kishte asnjë mendim, përveç kundërshtimit të verbër të bashkëqeverisjes me PD. Ndërsa Xhufi, foli dhe u soll sërish me dy standarde. Ai nuk u shpreh në parim aspak kundër koalicionit të LSI me PD, madje deklaroi disa raste të ngjashme të politikës evropiane, që njohin të tilla zgjidhje pozitive për të mirën e vendit. Por, ai në vazhdën e “çudive” të herëpashershme që e kanë ndjekur angazhimin e tij politik në LSI, bëri një propozim absurd. Ai kërkoi që votat e LSI të jepeshin për krijimin e Qeverisë, por që LSI të mos hynte në Qeveri. Ky propozim shkaktoi ilaritet të thellë në sallë. Askush nuk e mendon që një drejtues i LSI të mos e ketë bindjen që prania e LSI në Qeveri, do të jetë një garanci e vërtetë për një qeverisje akoma dhe më të përgjegjshme, më sociale, më të aftë për të përballuar sfidat e integrimit të vendit. Se fundja për këtë e kemi bashkëkrijuar, këtë projekt politik, që e pagëzuam jo Lëvizje Socialiste, siç thuhet në deklaratë, por Lëvizje Socialiste për Integrim, apo jo zoti Xhufi? Konventa u çudit gjithashtu edhe nga mendimi depersonalizues që dëgjoi nga Xhufi, që vendimin për bashkëqeverisje me PD ta shtynim për ca ditë, të paktën sa të na vijnë ca ambasadorë që të na krijojnë “alibinë” e justifikimit përpara të majtëve. Madje në një intervistë të disa ditëve më vonë, nga mbajtja e Konventës, Xhufi doli në televizionin “Ora News”, ku sërish nuk e kundërshtonte koalicionin bashkëqeverisës të LSI me PD, por thoshte që duhet vënë kusht Reforma Zgjedhore. Në fakt ky tashmë nuk është një kusht që LSI ka vënë, por një proces i natyrshëm që edhe PD e ka pranuar parimisht, për një Reformë Zgjedhore dhe ndryshimin e Kodit ekzistues, të ideuar diabolikisht nga Rama kundër LSI, që la pa përfaqësuar mijëra vota të shqiptarëve anembanë vendit.
Jo vetëm ju të pestë, por të gjithë ne nuk e kemi pasur ëndërr që të merrnim një ditë vendimin për të bashkëqeverisur me PD. Por ishte një vendim objektiv, që në radhë të parë imponohej nga sistemi zgjedhor, që ju e njihni shumë mirë. Votat tona nuk mund të shkonin kurrë në drejtim të krijimit të një krize artificiale të vendit, e cila do t’i kushtonte shtrenjtë proceseve integruese dhe zhvillimore të tij. Sikurse, ne jemi të bindur sot e kësaj dite dhe gjithmonë (ndryshe nga ju), që nuk mund të bashkonim votat tona për të futur Shqipërinë në krizë, duke nxjerrë nga kriza Edi Ramën, i cili donte me çdo kusht eliminimin e LSI-së dhe të projektit politik të Ilir Metës.
Mirëpo siç duket ju rrekeni të na rëndoni ndërgjegjen me ëndrra të një të shtune vere. Ndërsa ëndrra jonë ka qenë një dhe vetëm një, ATDHEU. Kishte nevojë për LSI-në ky atdhe. Ndaj dhe në programin tonë themelues, ndryshe nga të gjithë të tjerët e politikës së mëparshme bajate të majtë, fjala atdhe nuk ekziston. Ëndrra e LSI ka qenë një atdhe i qetë, që prosperon e ku qytetarët ndjehen mirë në të. Ky dimension i natyrshëm i LSI për atdheun, na kërkoi që t’ia kursenim atij lëngata të tjera, të filluara me Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor, të degraduar dhe të përçudnuar nga lidershipi i asaj të majte që quhet PS. Edhe ky vendim është inspiruar pikërisht në funksion të asaj ëndrre, që për ne është shumë madhore, pavarësisht se për të tjerët mund të mos jetë e tillë. Përkundrejt lëngatës vendimi i Konventës së LSI, ofroi shërimin.
Zoti Xhufi dhe zotërinj të tjerë bashkëdeklarues!
Si bashkëthemelues me ju i LSI-së, unë mendoj se sot është një shans i madh që na jepet, për të arritur ato objektiva politike dhe programore, që i kemi hartuar të gjithë ne së bashku dhe kemi punuar me shumë mund e sakrifica për t’i promovuar ato. E kemi fituar këtë mundësi, duke sfiduar operacionet mafiozo-bizantine të Ramës, për të punuar për hapjen e 100 mijë vendeve të reja të punës, siç kemi premtuar para shqiptarëve, për liberalizimin e vizave me BE-në, për miratimin e p/ligjit për kujdesin ndaj moshës së tretë, për nxjerrjen nga kriza të bujqësisë, për zhvillimin e arsimit dhe shëndetësisë apo për zhvillimin e biznesit dhe ekonomisë në tërësi, për të krijuar një përmirësim cilësor të jetesës së qytetarëve shqiptarë.
Por ju, që shpreheni në deklaratë të shqetësuar për identitetin e LSI apo për të ardhmen e saj, në fakt i keni munguar vazhdimisht kauzave të mëdha të LSI, të cilat ishin provë e identitetit të saj dhe që vinte në vështirësi të mëdha kalbëzimin e politikave përtej së majtës dhe të djathtës. Fjala vjen, shpëtimi i Tiranës nga kthetrat bashkiake të betonizimit korruptiv, por dhe vrasës për shëndetin e njerëzve, ishte një kauzë e madhe konkrete, e dhimbshme për çdo kryeqytetas. Ndërsa për ju z.Xhufi dhe për bashkëshoqëruesit tuaj në deklaratë, kjo betejë ishte e parëndësishme dhe periferike, pasi nuk shpenzuat asnjë fjalë të vetme për të. Kundrejt debatit të nxehtë politik në mbrojtje të kauzave të LSI, ke preferuar gjithnjë ca beteja të tjera, disi absurde në teprinë e tyre, siç është ajo kundër Janullatosit (në këtë rast s’kam ndonjë konflikt interesi, sepse i përkas besimit mysliman).
Sigurisht që beteja jonë e ndershme kundër betonizimit, ishte shumë e kundërt me interesat e pandershme të ndotura bashkiake të kujtdo, duke filluar që nga Kryetari i kësaj bashkie dhe të gjithë ju që e mbështesni në heshtje atë për arsye të ditura të lidhjeve tuaja familjare me Bashkinë e Edi Ramës.
Dimensioni kombëtar i LSI, imponoi një qëndrim shumë konstruktiv të saj ndaj rrugës Durrës-Kukës dhe që ishte shumë i ndryshëm nga qëndrimi alla-bolshevik i Ramës. Ky qëndrim i LSI përbënte një risi të paverifikuar kurrë më parë në politikën shqiptare, risinë e një opozite mendjehapur, që vë interesat e vendit mbi të sajat. Por, dhe vizitës historike të përfaqësuesve të LSI në rrugën Durrës-Kukës, që shënonte dhe fundin e një tabuje politike, ti zoti nënkryetar i mungove, edhe me praninë tënde fizike, por edhe atë politike. Por, mesa duket Edi Rama ka qenë mjaft i kënaqur me këtë akt tëndin, ndryshe nga kryetari i LSI, z.Meta.
Ju thoni kryekëput si Rama, se Ilir Meta paska tradhtuar 84 mijë votuesit e LSI. Po si mund të flisni ju për të majtët, kur nuk kam parë të njihni ndjenjën e solidaritetit dhe të vlerësimit të kontributit të përbashkët. Sepse, nëse do të ishte e kundërta, ju z.Xhufi bashkë me prof. Sabitin dhe me Legisin, nuk do të kishit pranuar kurrsesi të bëheshit deputetë me mandate afrofe në 2005, të siguruara nga të tjerë shokë që morën nga 3 deri në 30 herë vota më shumë se ju. Më vjen keq t’ju kujtoj se ju morët më pak se 1 mijë vota, Legisi vetëm 300, ndërsa prof. Sabiti nuk kandidoi fare dhe u bë deputet. Ndërsa Kryetari i LSI, z.Meta ju e dini shumë mirë se nuk pranoi të vendoste emrin në listë për të qenë deputet i sigurt, duke jua lënë ju këtë privilegj, sikurse dhe ju ka lejuar edhe shumë privilegje të tjera të pamerituara. Nëse jemi dhe hiqemi si të majtë, duhet të tregohemi solidarë dhe të respektojmë kontributet në mënyrë të barabartë. Ndryshe kthehemi thjesht në ca përfitues me mentalitet bolshevik dhe abuzues në kurriz të mundit dhe djersës së të tjerëve. Unë personalisht kam dhënë votën time brenda strukturave të LSI, që ju në 2005 të bëheshit deputetë, pavarësisht votave që morët. Ky ishte vendimi politik dhe e respektuam të gjithë me rigorozitet. Sikurse ju kemi votuar me bindje në postet më të rëndësishme të LSI. Por, ju sot nuk keni të drejtë, që për të kryer shërbimin e fundit ndaj sponsorizuesve tuaj, të keqpërdorni besimin që ne ju kemi dhënë. A ju duket e ndershme, që pasi keni marrë gjithë këto përfitime nga LSI dhe Ilir Meta të ktheheni sot në shërbëtorë të qëllimeve të mbrapshta të Ramës kundër LSI? Në emër të cilit moral veproni kështu?
Deklarata e të shtunës në mëngjes më bindi edhe më shumë që në 84 mijë votat e LSI, që i shpëtuan thonjve hajdutë të Edi Ramës, sigurisht që mungojnë 5 votat tuaja, sepse prej kohësh nuk kanë qenë aty. Tashmë të gjithë e kemi kuptuar që ju erdhët në LSI për interesa të vogla, duke mos e parë si një familje ku mund dhe duhet të kontribuojnë të gjithë, por vetëm si një lopë për ta mjelur dhe për të marrë përfitime të pamerituara. Ne u bëmë bashkëthemelues të këtij projekti të rëndësishëm politik, sepse inspiroheshim nga interesa madhore, nisur nga ideali i një Atdheu që të na krijojë mundësi dhe kushte për të jetuar si gjithë bashkëmoshatarët tanë kudo në Evropë. Por ju erdhët për interesa të vogla dhe mesa duket po ikni për përfitime të vockla.