E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: "Në Kuvend vetëm nëse plotësohen kushtet"

Kreu i PS-së ka bërë të ditura dje 8 kushte e përgatitura nga grupi I punës për tu rikthyer në Kuvend


"PS nuk e ka bojkotuar Kuvendin e Shqipërisë dhe nuk kërkon ndryshimin e pushtetit në tavolinë"


Disa orë para se Kuvendi i Shqipërisë të ccelte legjislaturën e tij të re, Partia Socialiste i ka bërë edhe një herë në mënyrë përfundimtare qendrimin e saj kundrejt këtij institucioni duke kushtëzuar praninë e saj në të me një sërë kërkesash drejtuar mazhorancës.


Ka qënë vet kreu në detyrë I kësaj force, Edi Rama ai që ka bërë të ditur qëndrimin zyrtar dhe përfundimtar të socialistëve karshi legjislativit të ri.


Ashtu sic u tha edhe në Kongresin e Jashtëzakonshëm, PS e konsideron rezultatin e këtyre zgjedhjeve si një mundësi të humbur për konsolidimin e demokracisë dhe përmbushjen e standardeve demokratike e ndërkombëtare për zgjedhje të lira e të ndershme.


"PS e vlerëson rezultatin e këtyre zgjedhjeve të papranueshëm si shprehje e deformuar e vullnetit të zgjedhësve nga manipulimi e korrupsioni electoral dhe legjitimitetin politik e moral të institucioneve të dala prej tyre si thellësisht të cunguar."- tha Rama.


Ndër të tjera, kryetari ende në detyrë bëri të ditur kushtet që PS i vendos qeverisëse për pjesmarrjen e saj në KUvend, nder të cilat dhe një kërkesë të re për miratimin e një ligji të posaccëm I cili do të mundësonte hetimin e procesit zgjedhor të 28 qershorit.


Në funksion të këtij qëllimi ai ka ripërsëritur kërkesën për krijimin e një komisioni të posatccshëm hetimor, por kësaj here duke shtuar në përbërje të tij edhe praninë e OSBE-ODIHR-it.


Sipas tij ky komision duhet drejtuar e kontrolluar në shumicë nga opozita parlamentare. "Ne nuk duam përsëritjen e një tjetër false hetimore e parlamentare në vazhdën e shëmtuar të këtyre emisioneve që I kanë lënë radhën njëri tjetrit pa arritur në asnjë përfundim e konkluzion serioz e të denjë."- u shpreh kryetari i PS.


Pjesë e paketës së kushteve që socialistët kanë përcaktuar përfshihet edhe identifikimi i përgjegjësive të të gjithë zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë apo adminsistratës së burgjeve që në kundërshtim me ligjislacionin në fuqi kanë pajisur me leje lirimi të përkohshme persona të dënuar.

Një tjetër kërkesë e tyre ka të bëj dhe me evidentimin dhe kthimin në pozicionin e mëparshëm të punës e të gjithë punojësve të shtetit që janë pushuar apotransferuar nga puna gjatë dhe pas fushtaës zgjedhore, apo edhe kushti tjetër për identifikimin e përgjegjësive institucionale dhe administrative të të gjithë drejtuesve të institucineve publike kanë përdorur funksionet dhe asetet publike në shërbim të fushatës elektorale të PD.


Partia Socialiste kërkoi edhe balancimin e plotë qeveri-opozitë në këshillin Kombëtar të Radio Televizioneve dhe Këshillin Drejtues të Radio Televizionit Publik, si dhe ndalimin e reklamave televizive qeveritare jashtë periudhës zgjedhore.


Një kusht i ri që është shtuar nga socialistët është edhe ai që kërkon balancimin mazhorancë-opozitë të pjesmarrjes dhe drejtimit të komisioneve të përhershme parlamentare, pavarsisht se dihet që e djathta ka më shumë deputetë në Kuvend. Megjithëse nuk pranoj të bëj publike modalitetet apo rrugën që do të djekë PS për prezantimin e këtyre kushteve para mazhorancës me qëllim plotësimin e tyre, Rama deklaroi se ato do të hyjnë në Parlament vetëm nëse nga pala tjetër do të tregohet vullnet për realizimin e tyre.


"PS nuk e ka bojkotuar Kuvendin e Shqipërisë dhe nuk kërkon ndryshimin e pushtetit në tavolinë. PS kushtëzon hyrjen në Kuvendin e Shqipërisë dhe është e gatshme të hyj në çdo moment që gjithçka parashtrova bëhet e mundur dhe që në rast se lexohet ashtu siç ne e kemi shkruar përmbajtja e këtij qëndrimi"- u shpreh kreu i PS Edi Rama.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›