E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, vetëvritet me armë gjahu 38-vjeçari

VLORË- Një 38 vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke u vetërvrarë me armë gjahu në banesën e tij, në fshatin Poro të komunës së Novoselës , 25 km larg qytetit të Vlorës. Burime zyrtare të Policisë lokale bënë të ditur se, Agron Prifti është vrarë me armën e gjahut të babait të tij, paraditen e sotme në banesën e tij.

Me gjithë përpjekjet e bluzave të bardha të spitalit të qytetit bregdetar, 38 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagës së rëndë të shkaktuar nga arma në gjoks.

Ndërkohë që edhe pas marrjes në pyetje të familjarëve nga ana e Policisë, nuk bëhen të ditura shkaqet që çuan në vetravrasjen e 38 vjeçarit Prifti, i cili mësohet se para ngjarjes kishte lënë një letër.

Së bashku me letrën e shkruar nga viktima, grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar edhe armën e gjahut teke që mbante me leje babai i viktimës.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›