E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Ne shtator nisim protestat Qamil Xhani

Partia Socialiste pritet tu rikthehet protestave ne muajin shtator. Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama deklaroi dje se opsioni i mitingjeve dhe protestave nuk eshte hequr nga axhenda e opozites. Ne nje bashkebisedim me gazetaret, kreu i PS-se u shpreh se ky opsion eshte vlefshem per sa kohe qe nuk ka nje reflektim nga ana e mazhorances. “Pa dyshim protestat jane pjese e rruges sone opozitare, ne kushtet kur jetojme ne nje Shqiperi ku jo vetem jane vjedhur zgjedhjet, por perdite e me shume vidhet pasuria e perbashket”, u shpreh Rama. Kreu i PS-se e cilesoi ceshtjen e transparences se zgjedhjeve vetem si nje nga problemet e shumta, per te cilat opozita do te zgjedhe daljen ne rruge. Rama theksoi se kjo qeveria ka deshtuar ne krijimin e kushteve me te mira per jeten e qytetareve. Sipas tij qeveria nuk ka te ardhme, duke nenkuptuar largimin e saj si pasoje e mungese se nje strategjie per t’u permiresuar jeten shqiptareve. “Ne keto kushte ne na takon te jemi te jemi zeri i te vertetave te thjeshta e padyshim te jemi zeri i protestes”, u shpreh Rama. Ne lidhje me rinisjen e protestave, Rama eshte shprehur se shtatori do te jete muaji kur pritet qe te vendoset per linjen qe do te ndjeke selia roze. Duke folur per menyren sesi do te zhvillohen keto protesta, Rama la te kuptohet se do te ndiqet forma demokratike. “Partia Socialiste nuk ka pushke per te marre dhe nuk ka as rruge tjeter per te ndjekur pervec rruges se rezistences demokratike, ne nje proces ku mungesa e transparences nuk rrit pergjegjesine mbi supet e PS dhe te opozites, por rrit pergjegjesine mbi kurrizin e nje pushteti qe doli nga nje grabitje dhe qe kerkon te qendroje ne kembe duke mbajtur te fshehur gjurmen e kesaj grabitjeje”, tha Rama. Ne lidhje me kete qendrim, kreu i PS-se theksoi se nese pushteti refuzon transparencen do te paguaje dhe cmimin. “Sigurisht ky cmim ne demokraci paguhet me vullnetin e popullit”. Duke folur per zhvillimet e pritshme, Rama ka theksuar se dhe media duhet te shfrytezoje kete periudhe pushimesh, duke qene se ne shtator politika do te kete shume me teper zhvillime. Ne lidhje me zgjedhjet lokale kryetari i Partise Socialiste eshte perpjekur te heq dyshimet e krijuar pak kohe me pare mbi pjesemarrjen e opozites ne to. “E deshirojne pa fund mospjesemarrjen tone ne zgjedhje dhe kane arsye ta deshirojne. Ne na kane perballe dhe do na kene perballe. Duhet ta harrojne se do te perserisin Ruzhdien ne zgjedhjet e ardhshme kurdo qofshin ato”, u shpreh Rama. Teksa ka deklaruar se vendi eshte ne krize te thelle ekonomike, institucionale dhe sociale. Krize e cila nuk mund te kalohet me kete qeverisje, e cila ka buruar sipas tij, nga vjedhja e votes me 28 qershor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›