E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Nese Kolegji s’ me jep fitoren, pasoja te renda per gjyqtaret dhe vendin

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama deklaron se nese Kolegji Zgjedhor certifikon rezultatin qe shpalli fitues Lulzim Bashen ne Tirane, ky vendim do te jete me pasoja per vete gjyqtaret, por edhe per vendin. Ne nje interviste dhene per “Deutsche Welle”, Rama flet dhe per debatet e brendshme ne Partine Socialiste ne lidhje me strategjine e ndjekur. Ai shprehet se nuk ka asnje debat destruktiv brenda radheve te forces qe ai drejton. Ndersa shton se riorganizimi i strukturave po behet sipas modelit te partive me te medha evropiane. Nderkohe qe, kreu i PS-se komenton dhe zerat se per nje fitore te se majtes, selise roze i duhet patjeter nje bashkepunim aleance me Levizjen Socialiste per Integrim. Rama thote se per zgjedhjet e ardhshme, PS-se nuk i duhet nje aleance me partite qe perfaqesojne politiken e vjeter. “Per te fituar zgjedhjet e ardhshme ne nuk na duhen aleanca me forcat e politikes se vjeter, qe mbajne peng Shqiperine, por na duhen zgjedhje te lira e te ndershme dhe nje aleance e madhe per te ardhmen me cdo shqiptar”, shprehet ai. Rama flet per here te pare edhe per heqjen e mandatit te deputetit, Ilir Beqaj, duke e cilesuar vendimin e Gjykates Kushtetuese si te padrejte dhe ish-deputetin si te pafajshem. Ndersa shton se ai do te rikthehet ne Kuvend me votat e popullit.

Ne nje kohe qe PS-se po i mbarojne rruget ligjore per te mbajtur Bashkine e Tiranes dhe sipas saj per te respektuar vullnetin e dale nga kutite me 8 maj, cili eshte hapi i radhes, ne rast se Kolegji Zgjedhor do te jape nje vendim negativ?

Hapat tane jane paralajmeruar. Do te jene hapat e natyrshem te nje force te madhe politike e qytetare ne rrugen e ndryshimit, qe Shqiperia pret. Zgjedhjet e 8 majit i fituam si nje rezistence e forte opozitare, zgjedhjet e pergjithshme do t'i fitojme si nje alternative e forte qeverisese. Nese Kolegji do te vulose ne fund, uroj jo, fitoren e paqene te humbesit te zgjedhjeve te Tiranes, duke mbyllur syte para provave uleritese te shifrave te manipulimit te zgjedhjeve ne tavolinen e KQZ-se, kjo do te jete nje barre e rende me pasoja per vendin - pa diskutim ketu edhe per gjykatesit ligj shkeles dhe per vete Saliun (Sali Berisha) e per pushtetin e tij te vjedhur.

Para pak ditesh nje nga figurat, qe ka mbajtur funksione kyce si partiake, ashtu edhe administrative ne 20 vitet e fundit, Kastriot Islami, thote ne nje interviste publike se PS-ja i ka humbur zgjedhjet e fundit, duke marre ne rang vendi 140 vota me pak, duke humbur keshillin bashkiak ne Tirane, apo edhe dy Bashki ne rang qarku. Nuk dua te hyj ne keto shifra, apo analiza, por me e rendesishme eshte te di se pse zoti Islami nuk i ben keto konkluzione ne forumet e PS-se, por ne publik? Ai pretendon se nje gje e tille nuk eshte e mundur, pasi ne PS mungon fryma e fjales se lire dhe ju akuzon se Ju nuk i degjoni keto zera. Si do t'i pergjigjeshit ketyre akuzave?

Fakti qe cdokush ka folur me vite gjithe c'ka dashur, nganjehere duke i rene ndesh haptazi interesave te publikut e te opozites, madje ne rastin qe ju pyesni duke shkelur cdo norme etike te perfaqesimit pa i hyre gjemb ne kembe, nuk flet per mungese lirie ne familjen tone politike po perkundrazi, per nje mungese te kultures se perfaqesimit e te organizimit. E cila duhet adresuar domosdoshmerish me nje pergjegjesi te larte morale e politike nga Partia Socialiste. Jo per te kufizuar lirine, po per te mos e penguar lirine te punoje per interesat, qe perfaqeson e mbron partia me e madhe e shqiptareve.

PS-ja nuk ka reaguar ndaj vendimit te gjykates kushtetuese per heqjen e mandatit te deputetit Ilir Beqaj. A do te thote kjo se vendimi eshte thjesht e drejte i vene ne vend, per shkak te ndonje abuzimi te deputetit, me postin e tij?

Ky eshte nje spekulim, qe s'ka asnje lidhje me te verteten dhe me vertetesine e plote te deshmise se Ilir Beqes, i cili ka qene dhe mbetet jo vetem i pafajshem, per cka eshte akuzuar e ndeshkuar padrejtesisht, po edhe nje njeri i nderuar dhe i respektuar, qe do te rikthehet ne detyren e deputetit me votat e shqiptareve. Nderkohe qe ceshtjen ne fjale ne do ta cojme ne Gjykaten e Strasburgut, ku jemi te bindur se do te marrim gjykimin e drejte e te pavarur, qe edhe ne kete rast mungoi ne Shqiperi.

Socialistet kane nisur punen edhe per zgjedhjen e strukturave te reja, si dhe nisjen e fushates zgjedhore brenda partise. Cfare te rejash do te sjelle kjo fushate dhe do te kete vend per “ndeshkime” per zerat kunder brenda PS-se? Cila eshte receta per ta sheruar seline roze nga lufta e brendshme destruktive?

Ne PS nuk ka asnje lufte te brendshme destruktive, debatet tona per te rene ne nje mendje duke shprehur pikepamje te ndryshme jane pjese e bashkejeteses sone demokratike, ashtu sic jane edhe proceset demokratike zgjedhore, qe ne zhvillojme brenda partise ne baze te normave te votuara statusore. Ne u referohemi sistematikisht partive te medha demokratike te botes se lire, duke ndryshuar me kohen qe ndryshon, ne nje bote gjithnje e me te vogel, sepse jemi perdite e me te lidhur permes teknologjise se re. Demokracia eshte proces dhe ne rrugen e konsolidimit te saj ka natyrshem probleme, qe duhen adresuar me kuraje e aftesi, ka gjithnje mesime qe duhen nxjerre, e ndryshime qe duhen bere. Ne do t'i nxjerrim gjithe mesimet e duhura, duke bere ndryshimet, qe na duhen per t'i dhene lirise sone vlera dhe per te rritur impaktin e ketyre vlerave ne kulturen e bashkejeteses.

Sic del nga nje matematike e thjeshte koalicioni rreth PS-se do te ishte ne pushtet tashme pas zgjedhjeve te 2009-es, por edhe do te fitonte lehtesisht Tiranen, nese do te kishte ne koalicion LSI-ne. Cilat jane barrierat politike, qe e bejne nje koalicion me LSI-ne kaq te veshtire, kur behet fjale per dy parti te majta?

Me 8 maj ne fituam shume me teper, sesa kater vjet me pare, kur e kishim ate parti ne koalicion. Edhe ne Tirane ne fituam pavaresisht sterfuqise abuzive, qe na u vu perballe, me forcen e shtetit te kapur prej pushtetit e me lumin e parase se piste, qe u derdh si asnjehere me pare ne nje fushate elektorale shqiptare. E njejta gje mund te thuhet sot, edhe ne driten e manipulimit flagrant te zgjedhjeve te Tiranes, per zgjedhjet e 2009-es, te cilat i fituam me voten e qytetareve dhe i humbem me vjedhjet e Saliut ( Sali Berisha ). Per te fituar zgjedhjet e ardhshme ne nuk na duhen aleanca me forcat e politikes se vjeter, qe mbajne peng Shqiperine, por na duhen zgjedhje te lira e te ndershme dhe nje aleance e madhe per te ardhmen me cdo shqiptar, qe do ndryshimin real te Shqiperise. Matematika "e thjeshte", sidomos ajo e shifrave te zgjedhjeve per keshillat bashkiake e komunale, eshte thjesht nje instrument i gabuar per te kuptuar raportet e forcave ne Shqiperi dhe per te bere nje politike ndryshimesh rrenjesore si ajo, qe ne duam te bejme per Shqiperine.

PS-ja ka paralajmeruar rikthimin ne seancat plenare te Kuvendit ne shtator. Do te thote kjo se tashme PS-ja do t' i pergjigjet detyrimit te perfaqesimit ne parlament, apo behet kjo vetem si nje pergjigje ndaj ultimatumeve te Brukselit?

Jemi shpjeguar qarte per kete. Dy vitet, qe pasuan vjedhjen e zgjedhjeve te 2009-es, mbaruan me nje fitore te madhe ne zgjedhjet e 8 majit. Bashke me to mbaroi edhe nje kurs politik i orientuar nga domosdoshmeria e nje aksioni te mirefillte rezistence opozitare. Ka filluar nje faze tjeter dhe po ndertojme nje kurs te ri, kursin e alternatives sone qeverisese.

“Beqaj, i pafajshem”

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama per here te pare ka folur per heqjen e mandatit te deputetit Ilir Beqaj, pas verifikimit per perfitim te fondeve shteterore gjate kohes qe ishte zgjedhur deputetet. Vec presionit ndaj Kolegjit, Rama del edhe kunder Gjykates Kushtetuese per vendimin e dhene per ish-deputetin. Kreu i PS-se, shprehet se Beqaj eshte i pafajshem dhe thekson se “eshte akuzuar e ndeshkuar padrejtesisht”. Kreu i PS-se shprehet se ceshtja e mandatit te tij do te dergohet ne Gjykaten e Strasburgut dhe se ish-deputeti do te rikthehet ne Kuvend me votat e popullit. “Ceshtjen ne fjale ne do ta cojme ne Gjykaten e Strasburgut, ku jemi te bindur se do te marrim gjykimin e drejte e te pavarur, qe edhe ne kete rast mungoi ne Shqiperi”, tha Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›