I nxehti, sot temperaturat deri ne 37 grade Sonila Isaku
Vala e te nxehtit sot do te ndihet edhe me shume per shkak te temperaturave te cilat pesojne nje rritje me dy grade si ne vlerat minimale ashtu edhe ne ato maksimale. Sipas meteorologeve, kjo jave ka shenuar deri me tani temperaturat me te larta, nderkohe qe kete te marte arriti maksimumin ne qytetin e Lushnjes me 37 grade celsius. Keshtu nje prej 40 stacioneve qe bejne matjen e temperatures ne te gjithe vendin, gjate oreve te mesdites termometri shenonte ne 34 grade Celsius, nderkohe qe temperaturat mund te rriteshin edhe me dy grade. Por keto vlera termometri i shenon ne hije, brenda nje kafazi me distance dy meter nga toka. Ne toke dhe ne diell temperaturat dyfishohen. “Gjate ketyre diteve vendi yne eshte perballur me mas aajrore te ardhura nga Afrika dhe per pasoje te nxehta. Nderkohe qe gjate diteve duke nisur nga kjo e merkure temperaturat pesuan nje rritje edhe me dy grade te tjera” theksojne meterologet. Por sipas tyre nga studimet e bera rezulton se Shqiperia ka 3 mije ore me diell ne vit. Sipas te dhenave temperatura rekord eshte arritur ne korrikun e vitit 1973, me 43.9 grade celsius, ndersa vlera me e ulet eshte shenuar ne Sheqeres te Korces me -24.3 grade celsius. Pergjegjesi i departamentit te klimes ne institutin gjeofizik Petrit Zorba, tregon se vecanti i koheve te sotme jane netet tropikale. “Ne qershorin e vitit qe shkoi ne kishim 26 dite, korriku 28 dhe gushti dite me temperatura te nates mbi 20 grade, kundert atyre 3 apo 4 dite qe kane qene shume vite me perpara” pohon Zorba. Sipas tij, tashme edhe ndryshimi i stineve duket se ka humbur kuptimin pasi nga ditet e ftohta qe kaluam vetem nje jave me pare, tashme temperaturat po shenojne vlerat maksimale. Ne ditet ne vijim sinoptikanet parashikojne nje rritje tjeter temperaturash me te pakten 2 grade Celsius. Per nje freskim te lehte te motit duhet te presim te dielen dhe fillim javen. Nderkohe mjek nga ana tjeter nuk harrojne te japin edhe keshillat e tyre pasi i nxehti tropikal aspak nuk u ben mire te semureve kronike, por as personave te tjere te shendoshe. Goditja nga te nxehtit shfaqet atehere kur mekanizmi i ngrohjes se trupit deshton, ne ate moment organizmi humb aftesine e pershtatjes me temperaturat e jashtme. Pasi organizmi me te mos jete ne gjendje ne menyre natyrale ta zbrese temperaturen e trupit, ajo tejkalon shifren 40° C, me c’rast vjen deri tek demtimi i organeve vitale si eshte truri, zemra dhe veshkat. Kjo eshte nje gjendje mjaft serioze, prandaj nese vereni simptoma me ndryshe, menjehere duhet t’i lajmeroheni mjekut. Nese mendoni se personi po peson nje goditje nga te nxehtit, personin duhet ta fusni ne nje hapesire me te fresket dhe t’i largoni shumicen e rrobave.
Do te ishte mire t’i mundesoni nje dush me uje te vaket e do t’i ndihmonte edhe vendosja e disa shtresave te akullit ne koke, qafe. Me rendesi eshte te percillni temperaturen dhe duhet te brengoseni derisa temperatura nuk zbret ne 37°C.
Studimet
Studimet e bera rezulton se Shqiperia ka 3 mije ore me diell ne vit. Sipas te dhenave temperatura rekord eshte arritur ne korrikun e vitit 1973, me 43.9 grade celsius, ndersa vlera me e ulet eshte shenuar ne Sheqeres te Korces me -24.3 grade celsius. Pergjegjesi i departamentit te klimes ne institutin gjeofizik Petrit Zorba, tregon se vecanti i koheve te sotme jane netet tropikale.
Keshillat e specialisteve
Te moshuarit
-mjediset e brendshme te baneses te mbahen ne nje temperature konstante prej rreth 26 °C,
-te mos lejohen te moshuarit te dalin nga ora 11 – 18 nga shtepia,
-gjate gjithe kohes duhet te konsumojne lengje pa akuj dhe
-te vishen me veshje me ngjyra te hapura prej liri ose pambuku.
Femijet
-te vendoset personi ne nje vend te fresket,
-t’i ftohet trupi duke e mbeshtjelle me nje carcaf te lagur ose duke e sperkatur me uje ,
-duhet t’i japim te pije lengje dhe te mos i jepet asnje ilac per uljen e temperatures.