E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel provokon grekët: Bëni më pak pushime

Presioni ndaj shteteve evropiane të zhytur në borxhe po rritet gjithmonë e më shumë. Kancelaria gjermane, Angela Merkel, ka bërë thirrje që këto shtete të punojnë më shumë e të bëjnë më pak pushime. Nuk mund të jemi në një monedhë me një vend që bën shumë më shumë pushime se ne, ka thënë Merkel.

Por kritikat e saj nuk janë drejtuar vetëm për Greqinë, por edhe për Spanjën e Portugalinë. Kritikat e kancelares gjermane kanë provokuar protesta në Portugali. Shefi i sindikatave atje tha se ky është kolonializëm i pastër.

Shumë ekspertë të ekonomisë druhen se Greqia ka bërë vetëm një vrimë në ujë me masat e ndërmarra për të dalë nga kriza.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›