E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Numërimi, po cenohen standardet

 

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, shprehu dje gjatë një konference për shtyp shqetësimin se procesi i numërimit të votave po kërcënohet nga njerëz të veshur me pushtet. Rama akuzoi kryeministrin Berisha dhe ministrat e tij si autorë të bllokimit të disa qendrave të votimit, gjë që sipas kryesocialistit po cenon standardet e këtij procesi zgjedhor. “Kryeministri mesa duket është në krye të një operacioni që po kryecënon zgjedhjet në Shqipëri. Operacion që është shtrirë në të gjithë vendin, rezultati është duke u zvogëluar për PS-në, pasi ai me shërbëtorët e tij qeveritarë ka nisur bllokimin e qendrave të numërimit në Lushnjë, Fier, Elbasan, Berat, aty ku ne presim qetësisht numrat të dalin nga kutitë e votimit dhe që nuk kanë të bëjnë me numrat e rezultateve paraprake që PD-ja i servir publikut”, tha Rama nga selia rozë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›