E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Rezultatet janë në dorë të komisionerëve

 

Kryeministri Berisha nga selia blu në një konferencë për shtyp në mesditë deklaroi se zgjedhjet nuk ishin perfekte, por kishin standarde dhe u përshëndetën nga ndërkombëtarët. “Zgjedhjet nuk ishin perfekte, por kishin standarde unike në botë, më lini të shijoj këtë fitore të madhe”, u shpreh kryeministri Berisha para gazetarëve në një konferencë për mediat. “Ftoj komisionerët e zonave të votimit e numëruesit që kanë në dorë zgjedhjet. Shoqëria foli, politika foli, vëzhguesit folën. Tani janë numëruesit. Të tregojnë përgjegjësi. Të zbatojnë ligjin dhe vetëm ligjin”, tha Berisha. Më tej Berisha përsëriti apelin për çdo zyrtar se, “nuk ka të humbur në këto zgjedhje. Një lak që na vinte nëpër këmbë e hodhëm. Të gjithë që kanë në dorë procesin duhen të jenë në lartësinë morale dhe ligjore”. I pyetur nëse këto zgjedhje ishin të mira për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, Berisha tha: “Ne bëmë atë që na takonte. Ky referendum vendos për fatin e një dokumenti themelor për në BE. Nuk kam dyshim në gatishmërinë e BE-së për të mbajtur dyert e hapura për Shqipërinë. “Ndërkombëtarët përshëndetën zhvillimin e këtyre zgjedhjeve”, vazhdoi më tej kryetari i PD-së. Ai vlerësoi mesazhet e ndërkombëtarëve si më të rëndësishme që ka marrë ndonjëherë Shqipëria. “Ne shqiptarët kishim krijuar një problem në zgjedhje”, tha kryeministri Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›