Dinamo synon korrigjimin e imazhit “blu” në Europë
Vllaznia e Dinamo, dy skuadrat shqiptare që marrin pjesë në turin e parë eliminator në Ligën e Europës, do të përballen të enjten me dy klube të Europës veriore, përkatësisht Sligo Rovers të Irlandës dhe FC Lahti të Finlandës. Flamurtari, fituesi i Kupës së Shqipërisë, nga ana e tij në turin e dytë kualifikues po të Ligës së Europës, do të përballet me fituesin e çiftit me numër 17 në turin e parë kualifikues Motheruell (Skoci)/Llanelli (Uells). Në ndeshjen e fundit në Europë, Dinamo humbi në turin e parë të turit të parë të Ligës së Kampioneve kundër Modricës 2-0 (gola të Miljkoviç në të 65’ dhe Stokiç në të 80’). Në takimin e kthimit blutë shqiptarë humbën sërish 2-1 (gol i Daniel Xhafës për Dinamon). Përballë FC Lahtit të panjohur Dinamo synon korrigjimin e imazhit “blu” në Europë, për të synuar kalimin e tyre në turin e dytë.
Të gjitha ndeshjet e Dinamos në Europë
DINAMO
NDESHJET NDËRKOMBËTARE
1971/72 Kupa e Fituesve të Kupave
Turi I: Dinamo - Austria Vjenë 1-1 0-1
1980/81 Liga e Kampioneve
Turi I: Dinamo - Ajaks 0-2 0-1
1981/82 Kupa UEFA
Turi I: Dinamo – K.Zeis Jena 1-0 0-4
1982/83 Liga e Kampioneve
Turi I: Dinamo - Aberdin 0-0 0-1
1985/86 Kupa UEFA
Turi I: Dinamo - Hamrun 1-0 0-0
Turi II: Dinamo – Sporting 0-0 0-1
1986/87 Liga e Kampioneve
Turi I: Dinamo - Beshiktash 0-1 0-2
1989/90 Liga e Kampioneve
Turi I: Dinamo - Chernomorets 4-0 1-3
Turi II: Dinamo - Dinamo Bukur. 1-0 0-2
1990/91 Liga e Kampioneve
Turi I: Dinamo - Olimpik Marsejë 0-0 1-5
2001/02 Kupa UEFA
Turi I: Dinamo - Dinamo Bukuresht 1-3 0-1
2002/03 Liga e Kampioneve
Turi I: Dinamo - FBK Kaunas 0-0 3-2
Turi II: Dinamo - Brondbi 0-4 0-1
2003/04 Kupa UEFA
Turi I: Dinamo - Lokeren 0-4 1-3
2004/05 Kupa UEFA
Turi I: Dinamo - Oþelul Galaþi 1-4 0-4
2005 Kupa Intertoto
Turi I: Dinamo - NK Varteks 2-1 1-4
2006/2007 Kupa UEFA
Turi I: Dinamo - CSKA Sofia 0-1 1-4
2008/2009 Liga e Kampioneve
Turi I: Dinamo - Modrica 0-2 1-2
Bilanci: 34 ndeshje; 4 fitore, 6 barazime, 25 humbje. Golaverazhi 21-65.
LIGA E EUROPËS
2008-2010
TURI I PARË ELIMINATOR
Ndeshja e parë: 02.07.2009
Ndeshja e dytë: 09.07.2009
1.MTZ-RIPO (Bjellorusi)-Sutjeska (Mali i Zi)
2.Lahti (Finlandë)-Dinamo (Shqipëri)
3.Vetra (Lituani)-Grevenmacher (Luksemburg)
4.Rosenborg (Norvegji)-Runavik (Islandë)
5.Haladas (Hungari)-Irtysh (Kazakistan)
6.Sligo Rovers (Irlandë)-Vllaznia (Shqipëri)
7.Olimpi (Gjeorgji)-B36 Torshavn (Ishjut Faroe)
8.Anorthosis Fam.(Qipro)-UN Kaerjeng(Luksemburg)
9.Slaven (Kroaci)-Birkirkara (Malta)
10.Zimbru Kis.(Moldavi)-Okzheptes (Kazakistan)
11.Lisburn (Irlanda V.)-Zestafoni (Gjeorgji)
12.Helsingborgs (Suedi)-MIKA (Armeni)
13.Valletta FC (Malta)-Keflavik (Islandë)
14.Dinaburg (Letoni)-Nome Kalju (Estoni)
15.Buduçnost (Mali i Zi)-Polonia (Poloni)
16.Rudar (Slloveni)-Trans Narva (Estoni)
17.Motheruell (Skoci)-Llanelli (Uells)
18.Shiroki(Bosnjë-H.)-Banants (Armeni)
19.Spartak Tr.(Sllovaki)-Inter Baki (Azerbajxhan)
20.Dinamo Minsk (Bjellorusi)-Renova (Maqedoni)
21.Randers (Danimarkë)-Linfield (Irlanda V.)
22.Simurq (Azerbajxhan)-Bnei Yehuda (Izrael)
23.Nju Saints (Uells)-Fram (Islandë)
TURI I DYTË ELIMINATOR
Ndeshja e parë: 16.07.2009
Ndeshja e dytë: 23.07.2009
Rapid (Austri)-Vllaznia/Sligo
Gorica (Slloveni)-Dinamo/Lahti
1 Korrik 2009