E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jurgen Gjasula, “Balaku” shqiptar



Pas aventurës me Bazelin, Jurgen Gjasula, po këkron të rikthehet në Gjermani, vendi ku banon dhe shqiptari me orgjinë nga Tirana, i mbiquajtur nga media gjermane “Balaku”. Gjithçka ka lindur nga një deklaratë e trajnerit të ri të Bazelit, Torsten Fink. “Ishte si një goditje e madhe për mua. Kur unë e mora vesh, se me trajnerin e ri çdo lojtar do të kishte shansin e tij, duke e konsideruar nga fillimi”. Në fakt, mesazhi për Gjasulën mbërriti tërthorazi nga drejtuesit e klubit. Vetë Gjasula: “Trajneri i ri nuk ka shkëmbyer asnjë fjalë me mua”. Gjithsesi, largimi i Gjasulës po kërkohet për shkak dhe të ndonjë teprimi të tij me jetën jashtë futbollit, në lidhje me frekuentimin e diskove. Krahasimi me një prej futbollistëve gjermanë, Mikael Balak, Jurgen Gjasula e morri nga media gjermane kur ishte vetëm 18 vjeç, duke u konsideruar si një lojtar me të ardhme të madhe. “Të gjithë presin prej meje gjëra të veçanta”, - thotë Gjasula për faqen zvicerane Blick.ch.

Rama
Blerja e re e Hanoverit, Valdet Rama, u prit shumë mirë nga tifozët në stërvitjen e parë me klubin. Ish-lojtari i FC Ingolstadt la përshtypje shumë të mire më shpejtësinë e tij, por dhe kondicionin shumë të mirë fizik. I pranishëm në stërvitje ishte edhe mesfushori i Kombëtares shqiptare, Altin Lala, i cili në fakt ka disa kohë që stërvitej i diferencuar.

1 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›