Ekuilibër 70 me 70 mes të majtës e së djathtës
adi shkembi
Partia Demokratike kryeson me 3 deputetë më shumë se Partia Socialiste kur kanë ngelur edhe rreth 160 kuti pa u numëruar, ndërkohë që e majta dhe e djathta kanë numër të njëjtë deputetësh, nga 70. Rreth 48 orë pas nisjes së numërimit të votave, dy forcat e mëdha politike janë pranë njëra-tjetrës, ndërkohë që rezultati duket se do të mbahet peng nga katër qarqe, ku dy forcat e mëdha pretendojnë se mund të kthejnë rezultatin.
Katër qarqet
Partia Demokratike pretendon se mund të rrisë diferencën në qarkun e Lezhës. Deri rreth mesnatës Partia Demokratike kishte katër mandate të fituara ndaj tre mandateve të Partisë Socialiste. Ndërkohë sipas PD-së kutitë e panumëruara ende në qytetin e Laçit mund të çojnë rezultatin në pesë me dy ndaj PS-së. Në të njëjtën kohë, një tjetër qark nga ku PD-ja pretendon të thellojë diferencën e saj është ai i Shkodrës. Deri dje në këtë qark, Partia Demokratike kishte 7 mandate të fituara ndaj katër të Partisë Socialiste. Por sipas forcës kryesore të koalicionit “Aleanca e Ndryshimit”, numërimi i votave në komunën e Bushatit mund ta çojë numrin e mandateve të kësaj partie në 8 dhe të zbresë në tre numrin e mandateve të PS-së. Si të mos mjaftonte tensioni për deputetin e 16-të në Fier, kreu i PDI-së, Tahir Muhedini përgënjeshtroi mbrëmë një e-mail të shpërndarë në emër të kësaj partie, sipas së cilës, kjo forcë do të rishikonte marrëveshjen me PD-në, nëse ajo nuk do të kthejë numërimin në Fier. Në një komunikim me mediat, Muhedini tha se marrëveshja me PD-në nuk ka ndryshuar. Në të kundërt Partia Socialiste pretendon të kthejë rezultatin në favor të saj në dy qarqe të jugut. Kështu në qarkun e Fierit, deri në orët e vona të darkës PS-ja ka pasur herë tetë deputetë dhe 7 PD, dhe herë 9-6 në favor të saj. Numërimi i kutive të fundit pritet të qartësojë ndarjen përfundimtare në këtë qark. Në të njëjtën kohë Partia Socialiste pretendon të thellojë avantazhin edhe në qarkun e Beratit. Në përfundim të procesit në këtë qark, pa u llogaritur kutia e votimit në Uznovë, nxjerr PS-në me 4 deputetë, PD-në me 3 dhe LSI-në me 1. Por sipas PS-së, nëse do të numërohet edhe kjo kuti, ajo mund të fitojë edhe mandatin e pestë dhe të zbresë në dy numrin e mandateve të PD-së.
Qarqet e fiksuara
Megjithëse nuk është mbyllur ende, qarku i Tiranës duket se ka vendosur tani përfundimisht ndarjen e 32 mandateve. Nga numërimi i më shumë se 770 kutive të votimit nga 826 që janë gjithsej, rezulton se Partia Demokratike dhe Partia Socialiste janë me numër të njëjtë mandatesh 15. Por në ndryshim nga një natë më parë, e reja e ditës së djeshme ishte pikërisht arritja e pragut pesë për qind nga ana e Lëvizjes Socialiste për Integrim, listën e të cilës e kryeson kryetari Ilir Meta. Mandatin e fundit në këtë qark e ka marrë Partia Republikane. Ashtu si një ditë më parë, tashmë është konfirmuar rezultati në shtatë qarqe të vendit. Konkretisht në qarkun e Kukësit, PD-ja ka fituar tre mandate dhe PS-ja 1 mandat. Për sa i përket qarkut të Dibrës, PD-ja ka arritur të marrë katër mandate, ndaj dy të PS-së. Qarku i Durrësit ka qëndruar në të njëjtat shifra me ato të një dite më parë, ku PD-ja ka marrë shtatë mandate, PS-ja 5 dhe Lëvizja Socialiste për Integrim 1 mandat. Në qarkun e Gjirokastrës, PS-ja konfirmoi fitoren e saj me tre mandate ndaj dy të PD-së, ndërsa në qarkun e Vlorës është shënuar edhe numri më i madh i partive që kanë marrë mandate. Kështu PS-ja ka fituar 6 mandate, PD-ja katër mandate, PDI-ja një mandat dhe PBDNJ-ja një mandat. Në të njëjtën kohë dy prej qarqeve më të mëdha në vend, Elbasani dhe Korça kanë mbetur të pandryshuar si një ditë më parë, ku në total kanë marrë nga 12 mandate.
emrat e deputeteve sipas rezultateve paraprake
Qarku Berat
PS 4 deputetë
Erion Braçe
Fidel Ylli
Ermonela Velaj
Marko Bello
PD 2 deputetë
Genc Pollo
Mehmet Xheka
Lefter Maliqi
LSI 1 deputet
Nasip Naço
Qarku Durrës
PD 7 deputetë
Ferdinand Xhaferri
Albana Vokshi
Gazmend Oketa
Ylli Lama
Osman Metalla
Eduart Halimi
Igli Cara
PS 5 deputetë
Blendi Klosi
Rudina Seseri
Hazir Gashi
Gazmir Bizhga
Klodiana Spahiu
LSI 1 deputet
Lefter Koka
Qarku Elbasan
PS 7 deputetë
Valentina Leskaj
Ilir Bejtja
Shegushe Ligori
Taulant Balla
Damian Gjiknuri
Agim Leka
Skënder Hasa
PD 7 deputetë
Lulzim Basha
Ardian Turku
Adriana Gjoni
Rrahim Çota
Dashnor Sula
Luçiano Boçi
Sybi Hida
Qarku Dibër
PS 2 deputetë
Sadri Abazi
Qemal Minxhozi
PD 4 deputetë
Jemin Gjana
Sherefedin Shehu
Bedri Hoxha
Selami Xhepa
Qarku Gjirokastër
PS 3 deputetë
Arta Dade
Vangjel Tavo
Ethem Ruka
PD 2 deputetë
Genc Ruli
Spiro Ksera
Qarku Fier
PS 9 deputetë
Gramoz Ruçi
Ermelinda Meksi
Albert Çaçi
Fatos Tushe
Armando Subashi
Bashkim Fino
Ervin Koçi
Arben Çuko
Pirro Lutaj
PD 6 deputetë
Sokol Olldashi
Ilir Bano
Mesila Doda
Enkelejd Alibeaj
Vasillaq Ngresi
Fatos Beja
LSI 1 deputet
Dritan Prifti
Qarku Korçë
PS 6 deputetë
Ben Blushi
Pandeli Majko
Alfred Dalipi
Mimi Kodheli
Arben Ahmetaj
Olta Xhaçka
PD 6 deputetë
Ridvan Bode
Gjergji Papa
Ledina Aliolli
Edmond Spaho
Fatbardh Kadilli
Ismail Hoxha
Qarku Kukës
PS 1 deputet
Asllan Dogjani
PD 3 deputetë
Flamur Noka
Besnik Dushaj
Fatos Hoxha
Qarku Lezhë
PS 3 deputetë
Gjok Jaku
Gjovalin Kadeli
Armando Prenga
PD 4 deputetë
Edi Paloka
Mark Marku
Pavlina Hoti
Rrajmond Hoxha
Qarku Shkodër
PS 4 deputetë
Ilir Beqja
Tom Doshi
Ndue Kola
Astrit Beci
PD 7 deputetë
Jozefina Topalli
Astrit Bushati
Arenca Trashani
Gëzim Dibra
Gjok Uldedaj
Paulin Sterkaj
Ndue Paluca
Qarku Tiranë
PS 16 deputetë
Vasilika Hysi
Besnik Baraj
Kastriot Islami
Sajmir Tahiri
Fatmir Xhafaj
Andis Harasani
Ditmir Bushati
Eglantina Gjermeni
Namik Dokle
Enkelejda Shkreli
Eduard Shalsi
Xhemal Qefalia
Dashamir Peza
Ilir Gjoni
Artan Gaçi
PD 15 deputetë
Sali Berisha
Aldo Bumçi
Rajmonda Bulku
Bujar Nishani
Majlinda Bregu
Gerti Bogdani
Gent Strazimiri
Florian Mima
Ilir Rusmali
Myqerem Tafaj
Luan Skuqi
Tritan Shehu
Viktor Gumi
Arben Imami
Lajla Pernaska
PR 1 deputetë
Fatmir Mediu
LSI 1 deputetë
Ilir Meta
Qarku Vlorë
PS 6 deputetë
Arben Isaraj
Luiza Xhuvani
Arben Malaj
Shpëtim Idrizi
Eltar Deda
Fatmir Toçi
PD 4 deputetë
Astrit Patozi
Ardian Kollozi
Leonard Demi
Kreshnik Çipi
PDI 1 deputet
Dashamir Tahiri
PBDNJ 1 deputet
Vangjel Dule