Në Madrid, të gjithë të çmendur në “Kaka-day”
Kaka: “Për mua është një ditë speciale, dua të hyj në histori me Realin”. Futbollisti i blerë nga Milani për 67.2 mln euro do të mbajë numrin 8
Kaka-mania pushtoi dje Madridin, kryeqytetin spanjoll, por edhe vëmendjen e gjithë botës sportive. Blerja e re e Realit të Madridit, u prit me shumë dashuri në aeroportin madrilen, ku edhe pse nuk ka dha deklarata u tregua i përzemërt me tifozët, duke u dhënë atyre autografe. Ish-lojtari i Milanit mbërriti në Madrid nga Afrika e Jugut, ku me Brazilin fitoi Kupën e Konfederatave. Kaka kaloi me sukses dje në mëngjes vizitat mjekësore në spitalin “La Moraleja”.
FIRMA – Firma mbi kontratë u hodh direkt përpara medias televizive botërore. Ceremonia e gjitha në modën “galaktike”. Kanali televiziv i klubit të bardhë përcolli imazhet e firmës së kontratës midis Florentino Perez dhe Kakasë. Imazhet e syperyjeve të së tashmës dhe të së kalaurës madrilene ishin vendosur në “tunelin” hyrës në stadium.
NUMRI – Mori fund edhe enigma se cilin numër do të mbajë në fanellë Kaka me Realin e Madrdit. Ish-lojtari i Milanit do të mbajë numrin 8, ashtu si në fillimet e karrierës së tij në San Paolo. Më parë ishte folur për numrin 9, por ai mesa duket do të jetë për Kristiano Ronaldon.
HOLLIVUD NË MADRID – Më mbrëmje prezantimi zyrtar para tifozerisë madrilen në stadiumin “Santiago Bernabeu” ne prani të presidentit aktual Florentino Perez dhe presidentit të nderit Alfredo Di Stefano. Sipas mediave ndërkombëtare, priten të jenë në stadium më shumë se 40 mijë tifozë “blancos”. Skenografia ishte një spektakël më vetë, në stil hollivudian, në atë stil që njihet në gjithë botën Florentino Perez.
“PO NDERTOJMË LEGJENDËN” – “Kaka është me ne, dëshirojmë të ndërtojmë një Real Madrid legjendar”. Këto ishin fjalët e Florentino Perezit, presidentit të Realit të Madridi, i cili i uroi mirëseardhjen para më shumë se 30 mijë tifozëve në “Santiago Bernabeu”. Hyrja e kampionit brazilian u shoqërua me melodinë e Xhakomo Puçinit. “Ky stadium është konfirmuar prej kohësh si një prej më të mëdhenjve të historisë së futbollit botëror. Këtu Reali i Madridit ka ndërtuar legjendën e tij falë forcës dhe pasionit të tifozëve, që janë motori i ëndrrave sportive të kësaj skuadre. Për këtë arsye, ne duhet të punojmë e të impenjohemi për të krijuar skuadrën më të mirë të mundshme”, - tha Perez. “Alfredo Di Stefano i ka bërë të ëndërrojnë miliona tifozë. Tani, jemi duke përgatitur një skuadër që të jetë në lartësinë e tij”
“I DASHUR KAKA” - "Shumë i dashur Rikardo, i dashur Kaka, faleminderit që zgjodhe Realin e Madridit”, - tha Perez. “Kishta oferta nga skuadra të tjera, por zgjodhi Realin e Madridit e jo për paratë. Mund të zgjidhte çfarëdo klubi tjetër, por ai vendosi të luajë me Realin e Madridit. Është një model në fushë dhe jashtë saj. Është shembulli i klasit, solidaritetit dhe elegancës”.
“NJË DITË SPECIALE”- “Muchos gracias presidente” (Shumë faleminderit president). Kaka foli në spanjisht me Perezin dhe mijëra tifozët të pranishëm në “Santiago Bernabeu”. “Sot (dje) është një ditë e madhe për mua. Jam i lumtur të filloj një etapë të re të karrierës sime te Reali i Madridit. Dëshiroj të kem një vend në historinë e këtij klubi. Hala Madrid!”.
MESAZHET - Tifozë italianë i kanë dërguar e-maile të pafund mesazhesh përshëndetëse Kakasë, që në total shkojnë në shumën e 11 mijë të tillave. Kaka kaloi dje ditën e parë si lojtari i Realdit të Madridit, duke qenë një nga “galaktikët e rinj” e madrilenëvëe të Florentino Perezin. Futbollisti brazilian falënderoi tifozëtg kuqezinj dhe ata që kanë dashur ta përshëndesin. “Falëminderit edhe ju,- tha Kaka për mikrofona e të dërguarëve të “Telelombardia” e “Antenna 3”. “Tifozët e Milanit do të jenë gjithmonë në zëmrën time”.
Kristiano Ronaldo nis nga tekat
Blerja e re e Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo, po kërkon një superndertesë në qendër të kryeqytetit spanjoll. Lajmi jepet nga “El Mundo”. Futbollisti portugez, lojtari më i paguar në botë, për momentin ta paguajë me qira, dhe jo ta blejë. Përfaqësuesit e tij, sipas “El Mundo”, kanë vendosur kontaktin me agjencitë imobilare të luksit dhe i kanë saktësuar kërkesën e Ronaldos: një ndërtesë antike të paktën 500 metra katrorë dhe dhomën e gjumit “tip suite”.
Eto’o: “Asnjë megaoferta nga Siti”
Samuel Eto’o përgënjeshtroi se kishte marrë një ofertë “stratosferike” nga Mançester Siti dhe konfirmoi se ai personalisht dëshironte të qëndronte te Barcelona. Në një konferencë për shtyp të dhënë nga agjenti i tij, Hoze Maria Mesajes, sulmuesi kamerunas akuzoi drejtuesit e klubit se kishin vendosur në qarkullim njoftime të tilla për ta vendosur në merkato. Eto’o nuk e përjashtoi megjithatë, mundësinë për një largim të tij nëse klubi kampion i Europës, nuk do ta dëshironin më në skuadër.
Luka Toni: “Qëndroj te Bajerni”
Luka Toni do të qëndrojë të Bajerni i Munihut. Lajmin e bëri të ditur vetë lojtari për tabloidin gjerman “Bild”. “Do t’i qëndroj besnik Bajernit, këtu ndihem në mes më të mirave”, - tha Toni. “Skuadra ka gjithçka që unë dëshiroj në këtë moment: perspektivë të shkëlqyer në kampionat dhe një shans real për të fituar Ligën e Kampioneve”.
Tifozët kundër Luçiano Moxhit
Tifozët e Bolonjës u tërbuan kur morën vesh rreth hipotezave për një hyrje të Luçiano Moxhit në klubin e tyre. “I urrejmë Menarinët; Bolonja përgatit revolucionin; Milatantët anti-Moxhi”, janë disa titujt e disktutimeve të shfaqura në forumin e uebeve, ku ka pasur shumë polemika. Nga ana tjetër, klubi italian nuk i përgënjeshtroi zërat në lidhje me afrimin e mundshëm të Luçiano Moxhit.
Interi kërkon Ali Sisikon
I skarcuar nga Milani për një probleme me dhëmbët, anësori i Portos, Ali Sisoko mund të shkojë tek Interi. Lajmin e dha gazeta sportive franceze “L'Equipe”, sipas së cilës, Hoze Murinjo të mbulojë Maikonin në largim e sipër. Nnërkohë që Davide Santon do të vendoset nga e djathta, Sisoko mund të luajë nga e majta në skuadrën kampione të Italisë. I blerë nga Milani për 11 milionë euro, Sisoko u la në “stand-by” pas përfundimit të vizitave mjekësore.
“As”: “Alonso te Ferrari deri në vitin 2014”
“Fernando Alonso do të garojë për Ferrarin sezonin e ardhshëm deri në vitin 2014”. Lajmin e bëri të ditur gazet sportive spanjolle “As”. “Nuk dihet akoma, se cili midis Felipe Masës apo Kimi Raikonen do t’i lërë vendin spanjollit. Një mundësi është që do të largohet ai që do të ketë më pak pikë në klasifikim”. Gazeta spanjolle shkruan se duke nisur nga viti 2011 në krah të Alonsos mund të jetë gjermani Sebastian Vetel. “Thashethemet e zakonshme”, ishte komenti i klubit italian nga Maranelo.
1 Korrik 2009