Rama: “Opozita nuk tërhiqet nga qëndrimi i saj për transparencën”
Kreu i PS-së: “Janë mbi 2773 qytetarë të regjistruar për të hyrë në grevë”
Ditën e djeshme është zhvilluar protesta e radhës e opozitës përpara Kryeministrisë. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, deklaroi dje se opozita nuk do të tërhiqet kurrë nga protesta e saj, duke mbrojtur deri në fund liritë dhe të drejtat e qytetarëve. Madje ai ka deklaruar se greva e urisë nuk do të ndalet dhe se qytetarë të tjerë kanë shfaqur interes për të marrë pjesë në të. “Berisha këtu do të na ketë, përballë, për të luftuar deri në fund për transparencën. Berisha mund të vazhdojë të nxjerrë kukullat e tij në parada, por opozitën nuk e lëviz dot nga qëndrimi i saj në mbrojtje të lirive dhe të drejtave kushtetuese”, - u shpreh Rama. Ai ka theksuar se synimi i së majtës është transparenca jo për të marrë pushtetin në tryezë, por për të shmangur grabitjen e votave në zgjedhjet e ardhshme.
Rama
Lideri i opozitës ka denoncuar shurdhërinë dhe verbërinë e qeverisë ndaj grevistëve që lënë çadrat për t’u dërguar në spital. Duke falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në grevë, Rama ka theksuar se qeveria i trembet së vërtetës që mund të dalë nga hapja e kutive. “Teksa po perëndon dita e 17-të, unë dua të duartrokasim ata që sot morën rrugën e spitalit. Ata luftuan për një kauzë që i bën nder atdheut dhe popullit tonë. Trupat e motrave dhe vëllezërve tanë që dalin nga këto çadra janë dëshmi të shurdhërisë së këtij pushteti, i cili qëndron i shurdhët dhe i verbër sepse u trembet kutive që ka mbyllur”, - tha Rama. Sipas tij, me këtë veprim qeveria pengon jo vetëm zgjidhjen e krizës, por edhe rrugën europiane të Shqipërisë. “Ky pushtet, duke i mbyllur rrugën zgjidhjes së transparencës, i mbyll rrugën popullit të Shqipërisë, e cila rrënohet çdo orë”, - ka pohuar Rama, duke nënvizuar se protesta e PS-së nuk do të degjenerojë kurrë në dhunë. “Lëvizja jonë kurrë nuk do të degjenerojë në dhunë, por do të gjenerojë energjitë e një populli që lufton për rrugën drejt Europës”, - u shpreh Rama. Lideri i opozitës ka theksuar se vjedhja e votave është një realitet, i cili mund të provohet me hapjen e kutive. “Shqiptarët e kanë kuptuar që votat janë vjedhur dhe mbahen të mbyllura që të vidhen përsëri. Kjo është e vërteta dhe ne kërkojmë transparencë për të mos lejuar që zgjedhjet e ardhshme të përfundojnë në të njëjtën mënyrë”, - ka deklaruar Rama.
Greva
Kryesocialisti Rama bëri të ditur se greva e urisë përpara Kryeministrisë nuk do të ndalet derisa të arrihet transparenca e plotë e zgjedhjeve të 28 qershorit. Ai tha se qytetarë të tjerë do t’i bashkohen grevës së urisë për votën e lirë. “Janë mbi 2773 qytetarë e qytetarë të regjistruar për të hyrë në grevë e për të mos e ndalur këtë grevë, derisa dora që mban peng demokracinë, shtetin e së drejtës, duke mbajtur peng burimin nga rrjedh procesi demokratik. Nuk ka shans që greva të përfundojë e vendi të mbetet peng i qeverisë që nuk buron nga votat e popullit, por nga një gënjeshtër e madhe”, - u shpreh Rama.
18 Maj 2010