BE, takim për rregullatorët e rinj ekonomikë e financiarë
Liderët e Bashkimit Europian
do të aprovojnë rregulla
të reja për të ndryshuar
mënyrën e mbikëqyrjes së bankave
gjatë një takimi dyditor që ka nisur
dje dhe do të vazhdojë edhe
sot. Qëllimi i takimit është që të
tregojë se blloku e ka situatën e
krizës ekonomike nën kontroll.
Liderët pritet të mbështesin edhe
përpjekjen e presidentit aktual
të Komisionit Europian, Barrozo,
për një mandat të dytë në krye
të BE-së.Takimi organizohet në
përfundim të zgjedhjeve për Parlamentin
Europian, që shënuan
një nga pjesëmarrjet më të ulëta
të votuesve në to. Kjo sigurisht
është edhe një shenjë proteste ndaj
politikave fi nanciare të ndjekura
deri më tani. Sipas Barrozos, sidomos
në kohë krize, duhet një
bashkëpunim më i madh ndaj
vështirësive. Ndërkohë, Bashkimi
Europian ka nisur ndërmarrjen e
masave stimuluese, që thuhet se
do të kushtojnë 4% të prodhimit
të bashkimit dhe pas kësaj vendet
e BE-së do të kërkojnë edhe një
sistem supervizimi më të rreptë,
të ndryshëm nga ai që dështoi
para nisjes së krizës. Propozimi ka
të bëjë me udhëzimet për krijimin
e tre institucioneve mbikëqyrëse
vitin e ardhshëm, për të mbështetur
rregullat e reja të mbikëqyrjes
dhe një bord europian të riskut,
që do të monitorojë hap pas hapi
stabilitetin e fi nancave. Pas këtij
takimi të parë do të ketë edhe një
takim të dytë, që do të merret me
çështjet më të rëndësishme dhe
problematike. Takimi do të përpiqet
ta nxjerrë organizatën nga
limboja institucionale në të cilën ra
4 vjet më parë, me votën kundër që
i dhanë francezët dhe holandezët
projekt-kushtetutës europiane.
Për sa i përket kandidaturës së
Barrozos, ajo do të mbështetet
nga grupi parlamentar i qendrës së
djathtë, që ka fi tuar edhe shumicën
në zgjedhjet e fundit parlamentare.
Pavarësisht ndonjë kundërshtie, ai
pritet që të fi tojë mandatin e dytë
me mbështetjen e përgjithshme
të liderëve politikë. Në takim do
të diskutohet edhe për planet e
përpjekjeve për të bërë ndryshime
në të mirë të klimës, emigracionin
e paligjshëm në brigjet mesdhetare
të Europës, si dhe çështjen
e furnizimit me gaz të Europës nga
Rusia dhe gjetjen e rrugëve të reja
të furnizimit me këtë lëndë djegëse.
do të aprovojnë rregulla
të reja për të ndryshuar
mënyrën e mbikëqyrjes së bankave
gjatë një takimi dyditor që ka nisur
dje dhe do të vazhdojë edhe
sot. Qëllimi i takimit është që të
tregojë se blloku e ka situatën e
krizës ekonomike nën kontroll.
Liderët pritet të mbështesin edhe
përpjekjen e presidentit aktual
të Komisionit Europian, Barrozo,
për një mandat të dytë në krye
të BE-së.Takimi organizohet në
përfundim të zgjedhjeve për Parlamentin
Europian, që shënuan
një nga pjesëmarrjet më të ulëta
të votuesve në to. Kjo sigurisht
është edhe një shenjë proteste ndaj
politikave fi nanciare të ndjekura
deri më tani. Sipas Barrozos, sidomos
në kohë krize, duhet një
bashkëpunim më i madh ndaj
vështirësive. Ndërkohë, Bashkimi
Europian ka nisur ndërmarrjen e
masave stimuluese, që thuhet se
do të kushtojnë 4% të prodhimit
të bashkimit dhe pas kësaj vendet
e BE-së do të kërkojnë edhe një
sistem supervizimi më të rreptë,
të ndryshëm nga ai që dështoi
para nisjes së krizës. Propozimi ka
të bëjë me udhëzimet për krijimin
e tre institucioneve mbikëqyrëse
vitin e ardhshëm, për të mbështetur
rregullat e reja të mbikëqyrjes
dhe një bord europian të riskut,
që do të monitorojë hap pas hapi
stabilitetin e fi nancave. Pas këtij
takimi të parë do të ketë edhe një
takim të dytë, që do të merret me
çështjet më të rëndësishme dhe
problematike. Takimi do të përpiqet
ta nxjerrë organizatën nga
limboja institucionale në të cilën ra
4 vjet më parë, me votën kundër që
i dhanë francezët dhe holandezët
projekt-kushtetutës europiane.
Për sa i përket kandidaturës së
Barrozos, ajo do të mbështetet
nga grupi parlamentar i qendrës së
djathtë, që ka fi tuar edhe shumicën
në zgjedhjet e fundit parlamentare.
Pavarësisht ndonjë kundërshtie, ai
pritet që të fi tojë mandatin e dytë
me mbështetjen e përgjithshme
të liderëve politikë. Në takim do
të diskutohet edhe për planet e
përpjekjeve për të bërë ndryshime
në të mirë të klimës, emigracionin
e paligjshëm në brigjet mesdhetare
të Europës, si dhe çështjen
e furnizimit me gaz të Europës nga
Rusia dhe gjetjen e rrugëve të reja
të furnizimit me këtë lëndë djegëse.