E rrallë, një familje siguron vetë energjine elektrike
Mungesa e energjisë në zonat rurale ka bërë që banorët të gjejnë vetë zgjidhje për ta siguruar atë. Familja Kumria në fshatin Floq të Elbasanit ka investuar 18 mijë euro në ngritjen e një minicentrali elektrik që prodhon energji nga era.
ELBASAN- Energjia e prodhuar nga era, një nga teknologjitë me rritje më të shpejtë në botë, është kthyer në një burim alternativ për një familje në Shqipërinë e Mesme. Mehdi Kumria, një banor i fshatit Floq në komunën Klos të Elbasani, i kthyer pranë familjes së tij pas një emigrimi 4 vjeçar në Greqi, e ka realizuar këtë projekt përmes kërkimeve të shumta në internet si dhe me një shumë të konsiderueshme financiare, plot 18 mijë euro, që gjithë-gjithë, siç tregon ai për televizionin “News24” ishin kursimet që mblodhi në shtetin fqinj.
“Nuk kishim drita fare, tani mund ta prodhojmë energjinë dhe kemi drita 24 orë. Kemi fitim me këtë pasi nuk ka shpenzime”- u shpreh Kumria.
I gjithë kompleksi përbën një minicentral elektrik, me një fuqi prej 5 kilovoltësh. Kur fuqia e erës është më e madhe se kapaciteti mbajtës i pajisjeve, atëherë bëhet automatikisht bllokimi i helikës dhe furnizimi pa ndërprerje nga bateria ose rrjeti elektrik. Me aparaturën e koordinimit Mehdiu ka lidhur 20 bateri në seri, të cilat, nëse nuk do të ketë erë, sigurojnë energji 220 volt në një javë rresht. Ëndrra e Mehdiut është që në një të ardhme të afërt, me përmirësimet e nevojshme, të arrijë t’i japë energji elektrike edhe dy vëllezërve të tij, banesat e të cilëve ndodhen shumë pranë shtëpisë së tij. (a.r/news24/balkanweb)