E Shtunë, 31 Tetor 2026

Var posterin e Ramës në ballkon, i heq garda

Shkak për këtë incident është bërë prania e posterave të liderit të PS Rama në ballkonin e apartamentit të familjes Jashari. Garda ka hequr posterat e liderit të PS. Mësohet se Berisha do mbaje sot miting ne Erseke. 

ERSEKE- Shënohet incidenti i radhës elektoral në qytetin e Ersekës. Dhunohet nga ana e gardës së policies banesa e një qytetare, pasi në ballkonin e banesës së saj mbante postera të liderit të Partisë Socialiste Edi Rama. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në këtë qytet, në banesëm e shtetases Katina Jashari. Garda ka hequr posterat e Ramës të ngjitura në ballkonin e baneses se Jasharit.
Ndërkohë mësohet se lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha do të mbante ditën e somte një miting në këtë qytetet në kuadër të fushatës elektorale.
(a.r/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›